Kur të del emri në gazetë…

864
Agron MEMA
Gazetat faqosën emrat e trashëgimtarëve të ish-persekutuarve për këstin e dytë gjatë muajit dhjetor të vitit që kaloi. U quajt një shpërblim i kryeministrit për Vitin e Ri ndaj kësaj klase shoqërore. U gëzuan shumë këta të fundit. Por edhe tani, pas festës së Republikës, asnjë lek nuk ka hyrë në xhepin e tyre. Shikojmë radhë të gjata nëpër bankat ku kanë regjistruar llogaritë e tyre. Gjatë takimit me ta, të trembur nga publikimi i emrave, por pasi i sigurojmë konspiracionin, ata thonë se po përballen me një tallje dhe masakrim të pashoq. Vijmë përditë dhe pyesim, por përballemi me shkeljen e syrit të punonjësve të bankës dhe fjalës, se “akoma nuk ka ardhur gjë”. Ndërkohë që seksesër nga shoqata e të persekutuarve janë lëshuar shtëpi më shtëpi për “negociata” se, nëse duan të marin paratë qysh ditën e nesërme, ka një përqindje dhe, jo vetëm kaq, por edhe mes për mes… Ka pasur raste që janë pajtuar me këto kushte dhe kanë tërhequr edhe këstin e gjashtë. “Kur ne refuzojmë, thotë një i përndjekur nga minoriteti, ata shtrëngojnë dhëmbët dhe thonë se lekë vetëm me teleskop keni për të parë! Mbetëm përditë pranë bankave dhe na thonë, se duhet të jemi të kënaqur që na doli emri në gazetë, se edhe mund të na shuhet fare. Duam ‘ti bëjmë thirrje Ministrisë së financave që të marrë fund kjo odise korruptive, mashtruese dhe zhvatëse deri në grabitje.” 


Sigal