Kur folku zbret në Vlorë

931
Gëzim Llojdia
Sejmen Gjokoli, Drejtori “Aulona Inter Folk Festival” shprehet se java e parë e muajit maj, në nisje të sezonit turistik folku botëror do të ketë, sigurisht, skenëne tij në Vlorë ndërmjet datave 12, 13, 14 maj 2018. Muzika popullore përfshin muzikën tradicionale dhe zhanrin disi të veçantë të saj që u zhvillua po prej saj gjatë ringjalljes së interesit për muzikën popullore të shekullit të 20-të. Termi Folk fillon të përdoret në shekullin e 19-të, por shpesh aplikohet edhe përmuzikë më të vjetër se ajoperiudhë,thuhet në literaturën përkatëse. Disa lloje të muzikës popullore quhen gjithashtu muzikë botërore, nga popuj të ndryshëm të botës. Muzika popullore tradicionale është përcaktuar në disa mënyra: Si muzikë që transmetohet me gojë, orale, muzikë me kompozitorë të panjohur, anonimë ose muzikë e krijuar me porosi gjatë një periudhe të gjatë kohore. Ajo ka qenë në kontrast me stilet komerciale dhe klasike. Duke filluar nga mesi i shekullit të 20-të, një formë e re e muzikës popullore popullore u zhvillua brenda gjirit të muzikës popullore tradicionale. Ky proces dhe periudha quhet ringjallja popullore (e dytë) dhe arriti në zenit, në vitet ’1960. Kjo formë muzike nganjëherë quhet muzikë folklorike bashkëkohore ose muzikë rinovuese popullore për ta dalluar atë nga format e hershme popullore.Ringjallje të vogla e të ngjashme kanë ndodhur diku tjetër në botë në kohë të tjera, por termi muzika popullore nuk është aplikuar zakonisht në muzikën e re të krijuar gjatë atyre ringjalljeve. Kjo lloj muzike popullore gjithashtu përfshin zhanret e bashkimit me lloje të tjera të rrymave muzikore, si rock folklorik, metal folklorik dhe të tjerë. Ndërsa muzika popullore bashkëkohore është një zhanër që përgjithësisht dallon nga muzika popullore tradicionale. Në anglisht ajo ndan të njëjtin emër dhe shpesh ndan eshe të njëjtët interpretues dhe vende me muzikën popullore tradicionale. Në Vlorë prej 10 vjetësh, zhvillohet një festival tradicional folku, sikurse në vendet fqinje, i cili përmbledh grupe folku, fillimisht nga vendi e më tej edhe nga Mesdheu, Evropa, madje dhe nga folku botëror.
Intervista me Sejmen Gjokoli
Kaluan 10 vite dhe e kam të vështirë që në pak radhë ta përshkruajsi duhet rrugëtimin e “Aulona International Folk Festival”. Kam shumë për të thënë por, e para që më vjen në mendje, është ajo ditë kur me miqtë e mi, poetin e regjisorin Petrit Ruka dhe muzikologun akademik Vaso Tole, vendosëm t’i japim udhë një projekti që unë kisha disa vite, që e ëndërroja të ndodhte: Instalimin e një festivali ndërkombëtar folku në Vlorë. Në qytetin e historisë, pavarësisë e kulturës por edhe të plot resurseve turistike e natyrore në gjirin e tij. Emrin vendosëm ta lidhim me AULONËN, emrin e qytetit në antikitet, edhe si tregues të vazhdimësisë së trashëgimisë kulturore në breza.Zhvillimin e lidhëm me hapjen zyrtare të Sezonit Turistik të Vlorës duke realizuar një sinergji të bukur mes turizmit kulturor dhe atij natyror. Gjatë këtyre 10 viteve të zhvillimit të “Aulona Inter Folk Festival”, vetëm për këtë fakt, qytetin e Vlorës dhe bregdetin e tij kanë pasur rastin ta vizitojnë rreth 80 Ansamble e Grupe Folklorike me mbi 2500 pjesëmarrës nga 15 vende të Ballkanit e Evropës. Në këtë vit, i cili përkon edhe me jubileun e parë të Festivalit, gjeografisë së shteteve pjesëmarrëse i shtohet edhe Kina duke e kaluar statusin e tij në një event kulturor me përmasa Botërore. Deri sot në Vlorë kanë ardhur festivalistë nga shtete si: Italia, Sllovakia, Polonia, Kroacia, Bjellorusia, Letonia, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Turqia e së fundi edhe Kina. Duke qenë se edicioni i këtij viti shënon edhe Jubilenë e parë të festivalit është bërë kujdes që edhe agjenda e tij, e ndarë në tri ditë, të jetë më e larmishme dhe me disa veçori. Kjo është paraparë, jo vetëm në anën e masivizimit të festivalit, parashikohen që të dalin në skenë apo në performance të lira në sheshet dhe rrugët e qytetit rreth 350 pjesëmarrës, por jo pak kujdes është treguar edhe në përzgjedhjen e grupeve apo ansambleve pjesëmarrëse. Kështu krahas Ansamblit“Minnan Folk Song e Dance” nga qyteti i Quanzhou i Republikës popullore të Kinës, për të parën herë vjen një ansambël nga nga Letonia, sikundër nga Italia këtë edicion vjen një grup popullor nga Sardenja me shumë vlera dhe traditë trashëgimie. Me një begraud të pasur vlerash vijnë edhe ansamblet nga Sllovakia, Bullgaria, Greqia, Kosova etj., ndërkohë që Shqipëria do të përfaqësohet me disa ansamble folklorike dhe grupe polifonike të zgjedhura. Festivali ka një program të detajuar që parashikon deri në detaje, jo vetëm performancat konkuruese në Skenë, por demonstrime artistike edhe në sheshe historikë e mjedise të reja të krijuara kohët e fundit në qytetin e Vlorës. Kujdes në Programin e festivalit i është kushtuar edhe dimensionit Turistik të festivalit, i cili do ta zhvendosë atë në pikat turistike të Bregdetit të Vlorës, në plazhet e Radhimës por edhe në pika të tjera historike e turistike. Një e veçantë tjetër në këtë edicion është edhe fakti që krahas grupeve folklorike, krahas të ftuarve të shumtë, festivalin do ta përcjellë edhe një delegacion me disa drejtues grupesh nga trevat shqiptare që kanë patur rastin në këto vite të jenë me ansamblet e tyre në “Aulona Inter Folk Festival”. Festivali është në sinkron me agjendën e veprimtarive kulturore të bashkisë së qytetit dhe i vendosur tërësisht në shërbim të qytetarëve dhe sezonit turistik të qytetit. Ky jubile do ta gjejë Festivalin edhe më një Katalog të posaçëm fotografik, që do të ketë 56 faqe ku fotot me ngjyra do të shoqërohen me emërtime dhe shpjegime në gjuhët shqip e anglisht, ku sintetizohet rruga dhjetëvjeçare e “Aulona Inter Folk Festival”. President Nderi i Edicionit të 10-të do të jetë Akademiku Ethem Likaj.
Grupet Pjesëmarrëse të edicionit të 10-të, Maj 2018 
1. Kosovë, Ansambli “ Lidhja e Prizrenit,PRIZREN
2. Bullgari,Ansambli “ Kremikovci”, SOFIE
3. Letoni, Ansambli, “TDA Dizdancis”,JELGAVA
4. Itali, Grupi “ Citta di Orosei” , SARDENJA
5. Greqi,Ansambli “Epirus”,SELANIK
6. Kinë, Ansambli “Minnan Folk”, QUANZHOU
7. Sllovaki, Ansambli “Toplan”, GIRALTOVCE
Këngëtarët Besiana Mehmedi ( Terovë ) dhe Shkodran Tolaj ( Kosovë )
8. SHqipëria
8/1 . Ansambli “Krahu i Shqiponjës- T.Madani”, Vlorë
8/2. Ansambli“Star Danc”, Vlorë
8/3. Grupi Polifonik“Dukat”, Vlorë
8/4. Grupi Folk“Bilbili”, Vlorë
8/5. Ansambli “Vaçe Zela”, Lushnjë 
Sigal