Kumbara Taylor Swift takon famullin e saj

510
Ajo ka udhëtuar anembanë globit gjatë këtij muaji, për shkak të turit botëror të shumëpritur nga fansat e saj, por duket se asgjë nuk e ka ndaluar kumbarën Taylor Swift të takohet më në fund me famullin e saj të sapolindur, Leo Thames Newman.
Të martën, nëna e Leos, Jaime King, publikoi një foto magjepsëse të yllit 25-vjeçar të Pop-it, të përkundte në djep foshnjën teksa dremiste.
“Të dashurit e mi u takuan më në fund. Bebi Leo Thames dhe kumbara e tij. Zoti i bekoftë”, shkruante 36-vjeçarja Jaime, duke shoqëruar foton e publikuar në Instagram. Edhe kumbara Swift publikoi të njëjtën foto në llogarinë e saj në Instagram, së bashku me mesazhin dedikuar famullit: “Duke takuar djaloshin tim”.
Sigal