Kultura pikante në tryezë

741
Sigal

Një nga traditat e kuzhinës kineze është speci djegës, madje shumë kinezë hedhin poshtë teorinë se ai e ka origjinën nga Amerika Latine.
Kina është prodhuesi dhe konsumuesi më i madh i specit djegës, me një rritje prej 50- 60 milionë ton, ose 46 % të prodhimit botëror të tij.
Sipas historiografisë përdorimi i specit djegës nga njerëzit ka nisur para 10 mijë vjetësh, por zyrtarisht njihet sjellja e farave të specit djegës nga Kolombi në shekullin e 15-të nga Toka e Re në Europë, që shënoi më pas dhe turin e tyre në mbarë botën. Speci djegës arriti në Kinë nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit, ose nëpërmjet Rrugës Detare të Mëndafshit, nga Ngushtica e Malagës në Spanjë në jug të Kinës.
Përdorimi i kësaj bime të kuqe shënoi një ndryshim rrënjësor në kuzhinën kineze.
Nëse i referohemi një artikulli të historianit kinez Ho Ping, botuar në vitin 1955 me titull “Hyrja e bimëve amerikane në Kinë”, mësojmë se në mesin e shekullit të 16-të me karvanët e tregtarëve që udhëtonin nga Lumi Gang, në Mianmar e deri në Perëndim të Kinës mbërriti speci djegës në Sichuan të provincës Hunan.
Para arritjes në Kinë, speci djegës kishte hyrë në Europë dhe japoni, por ende nuk dokumentohet koha e saktë të mbërritjes së bimës djegëse në Kinë. Ka shkrime që dokumentojnë ekzistencën e specit djegës në Kinë që në kohën e dinastisë Ming.Në vitin 1591 dokumentohen shkrime për specin e kuq dhe njihej me emrin “Fanjiao”. Por interesant është fakti se specat djegës nuk përdoreshin atëkohë për gatim por si bimë dekorative. Tang Xianzu, një dramaturg dhe shkrimtar I njohur I dinastisë Ming në krijimet e tij shkruante plot admirim për specat e kuq, madje i quante ëmbëlsira e dimrit apo bimë plot hijeshi.
Mendohej se për here të pare në Kinë specat e kuq djegës hynë në provincën Zhejiang, përgjatë brigjeve të Detit Lindor. Një konfirmim për këtë vjet në një document të vitit 1671 ku ndër të tjera shkruhet se ” laqie”, emërtesa për specin e kuq djegës mund të zëvendësojë erëzat kineze të gatimit.
Me shpejtësi speci djegës u përhap në provinca të tjera kineze si Hunan, Guizhou, Hebei dhe Liaoning , të ndjekura më pas nga provincat Shanxi dhe Shandong, në kohën kur në vend sundonte perandori Yongzheng. Më vonë speci I kuq u përhap dhe në provincat Sichuan, Fujian dhe Anhui, gjatë sundimit të perandorit Qianlong për të mbuluar në vitet në vijim gjithë territorin e Kinës.
Kinezët e pëlqyen shumë këtë bimë të kuqe dhe përdorimi i saj u përhap aq sa shumë prej tyre këmbëngulin se ajo e ka vendlindjen në Kinë. Madje përhapja e specit të kuq mund të vërtetohet fare thjeshtë nëse i referohemi shifrave, pasi vetëm në vitin 2002, në Kinë numëroheshin 2,119 lloje speci djegës.
Krahas kuzhinave të ndryshme të Kinës, ajo e Sichuanit është e njohur për përdorimin e gjerë të specit djegës. Përpara ardhjes së specit djegës në Kinë përdorej një tjetër erëz picante, që njihej si “hiri djegës”, ashtu siç kishte përdorim të gjerë dhe mustarda e xhenxhefili.