Kujdes nga produktet e kozmetikës, përmbajnë nivel të lart të baktereve

727
Përdoruesit e produkteve të kozmetikës duhet të tregohen më të kujdesshëm për cilësinë e tyre, pasi nëse zgjedhin produktin e gabuar mund të rrezikojnë shëndetin e tyre.
Së fundmi Departamenti i Policisë në Los Angeles ka konfiskuar një sasi tepër të lartë të produkteve kozmetike që rezultuan me nivel të lartë të baktereve dhe të mbetjeve të kafshëve.
Policia sqaron se vlera e produkteve arrinte në 700 mijë dollarë dhe se ishin falsifikime të markave ndërkombëtare.
Sipas specialistëve niveli i lartë i baktereve përveçse rrit riskun për alergji tek femrat apo dhe dëmton lëkurën, mund të shkaktoj deri dhe vdekje.
Një studim i fundit ka nxjerr në përfundim se tek produktet kozmetike gjenden rreth 6 lloj bakteresh të cilat shkaktojnë infeksion të lëkurës, veshkave, të rrugëve të frymëmarrjes dhe melingjit.
Sipas studimeve nëse një grua shtatzënë përdor produkte kozmetike me nivel të lart bakterial rrezikon dhe jetën e foshnjës.
Megjithatë nuk janë të pakta rastet e regjistruara që produktet kozmetike kanë shkaktuar dhe kancer, që kanë arritur deri në fatalitet.
Prandaj shumica e specialistëve të shëndetit këshillojnë që femrat të kontrollojnë me kujdes çfarë blejnë dhe të mos i përdorin produktet kozmetike më shumë se 9 muaj
Sigal