Kujdes! Ja shkaktarët e formimit të rrudhave

572

Rrudhat janë një pjesë e pashmangshme që ndodhin kur
kalon një moshë të caktuar. Por, përveç kësaj rrudhat mund të formohen edhe si
shkak i pakujdesive që bëni në jetën e përditshme.


Ja cilat janë zakonet që ndikojnë në shfaqen e rrudhave:

Pirja e duhanit: Sipas dermatologëve, duhani është një nga shkaktarët
kryesorë të formimit të rrudhave.


Dieta ushqimore: Nëse doni lëkurë të shëndetshme dhe të shndritshme,
dieta ushqimore luan një rol mjaft të rëndësishëm. Vitaminat dhe mineralet janë
thelbësore për parandalimin e rrudhave.


Alkooli: Alkooli bën që lëkura të humbasë elasticitetin dhe të
fillojë të rrudhoset si shkak i dehidratimit. Alkooli ndikon në dehidratimin e
trupit.


Mos heqja e make-up: Është shumë e rëndësishme të hiqni make-upin kur
flini gjumë. Make upi nuk lejon ajrosjen e lëkurës dhe për pasojë ndikon në
shfaqjen e rrudhave, transmeton shëndeti.


Lyerja në mënyrën e gabuar: Asnjëherë nuk duhet të lyeni sytë në drejtim të
kundërt. Ky veprim mund të shkaktojë rrudhosjen e lëkurës.


Mënjanimi i kremit të diellit: Rrezet e diellit janë
shkaktari numër një i shfaqjes së rrudhave dhe plakjes së lëkurës. Zgjidhni një
krem dielli me spf mbrojtës si në dimër ashtu edhe në verë.


Gjumi: Është një nga rutinat më të rëndësishme për qetësimin
e trupit dhe organizmit. Gjumë i mirë do të thotë edhe lëkurë e mirë.

Sigal