Kryeqyteti i Europës (Brukseli) shokohet me barbaritë serbe në Kosovë!

671
Sigal

Gjatë 4 gjenocideve të ushtruara mbi Kosovë, në 150 vjet kanë humbur jetën mbi 570 000 shqiptarë

Promovohen në Bruksel  veprat e Dr. Nusret Pllanës: “Terrori i Serbisë  pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, “Intervenimi i NATO-s në Kosovë” dhe filmi dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër  botë”

 Me rastin e 15-vjetorit të Intervenimit Humanitar dhe Ushtarak të NATO- s në Kosovë, në një nga ambientet e Hotel “Ramada” në Bruksel u zhvillua aktiviteti kulturor për promovimin e veprave Publicistike- Dokumentare të Dr.  Nusret Pllana. Trajtimi i kësaj teme sa të dhimbshme po dhe aq identifikuese për masakrat e kryera mbi popullsinë shqiptare në Kosovë nga ana e një populli të tërë të kriminalizuar, sikurse është populli serb, rihedh dritë me fakte dhe argumente reale për atë  krim mesjetar që ka ndodhur në zemër të Europës. Që në fillim ndeshesh me foto tepër të rënda për një sy normal njerëzor, ndeshesh me krime që kalojnë dhe pamjet horror dhe të ravijëzuara përbrenda identifikimit real dhe kohor hedhin dëshminë e gjallë dhe të pakontestueshëm të martirizimit biblik të një popullsie të tërë. Pjesëmarrja e gjerë e komunitetit shqiptar, e përfaqësuesve shqiptarë civil dhe ushtarak, të akredituar në misionin e NATO-s këtu në Bruksel, e përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës dhe Shqipërisë dhe e gazetarëve që kishin punuar në misionet e para në Kosovë, si dhe e mjaft personaliteteve të tjerë të jetës kulturore dhe shoqërore e bënë aktivitetin kulturor edhe më të larmishëm. Këtë Eveniment të rëndësishëm kulturor  e udhëhoqi në mënyrë brilante shqip – frëngjisht, znj. Sonila Tuci. Në fillim të këtij prezantimi e mori fjalën përfaqësuesja e trupit Diplomatik të Kosovës, akredituar në Bruksel, Ambasadorja  Mimoza Ahmeti, e cila do të citonte përjetimin nga afër të këtyre tmerreve, përpjekjen e popullsisë për të mbijetuar, si dhe rëndësinë e “UÇK”, e cila në bashkëpunim me “NATO”-n, do sillnin fitoren  vendimtare dhe lirinë aq të merituar të Kosovës. Ndër të tjera znj. Ahmeti do të citonte që kjo e kaluar e mbuluar me dhimbje dhe gjak duhet kurorëzuar me forcimin dhe konsolidimin demokratik të shtetit të Kosovës, si i vetmi garant  që gjëra të tilla të mos përsëriten më. Mbledhjen e fotove të rralla, paraqitja reale e tyre, do përbëjë një arshivë të shkëlqyer për atë ç’ farë ka ndodhur, dhe do i shërbejë kujtesës historike për kalvarin e dhimbjeve që kemi përjetuar si popull, por edhe si memorie e gjallë  për mbarë botën e civilizuar, e cila duhet të marrë një mesazh të fortë për mos lejimin e këtyre tmerreve në mileniumin e ri. Përfaqësuesi shqiptar i akredituar pranë NATO-s , Admirali Kristaq Gërveni, do vlerësonte misionin e NATO-s në Kosovë, ndërhyrjen ushtarake dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me forcat e “UÇK”, duke e cilësuar ato si Forca të Këmbësorisë në terren. Më pas ai do vlerësonte  punën e  shkëlqyer të autorit , i cila nëpërmjet argumenteve dhe fotove reale do të përjetësonte atë memorie të hidhur por të domosdoshme, si dhe do  ndërgjegjësonte mbarë opinionin Ndërkombëtar për ndërhyrjen e drejtë të Trupave të NATO-S dhe do shenjtëronte edhe më shumë përpjekjen e popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ndër të tjera ai u ndal edhe tek funksionimi dhe misioni  i  trupave  të  NATO-S  sot, ku rreth 5700 trupa janë garant i sovranitetit por dhe përpjekjeve për demokratizim më të gjerë të jetës në vend.

Koordinatorja e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë znj. Shqiponja Duro  do të shprehte përgëzimet për punë kuptimplotë në të mirë të Kombit dhe të vërtetave historike me fjalë poetike; “Kosovë, je gjaku im që nuk falet” (Ali Podrimja). Ndërkohë ajo u ndal në disa aspekte të trajtuara në librat me përmbajtje historike të Dr.N.Pllanës.  Së pari mbi faktin që sikurse edhe autori afirmoi paraprakisht se këto libra pjesë e arkivit janë shprehje e dhimbjes së popullit të Kosovës dhe si e tillë bëjnë që autorësia i përket Kombit. Autori ka kryer një shërbim të vetëdijshëm qytetar për ta ruajtur të gjallë në arkiv dhimbjen dhe krimet e luftës. Ato përbëjnë të vërtetën e shqiptarëve të Kosovës që aspiruan Lirinë. Dy elemente nxori ajo në pah; hedhja dritë mbi viktimat më të pafajshme gjatë luftës fëmijën dhe nënat e gratë shqiptare. Gratë e dhunuara gjatë luftës duhen trajtuar nga shoqëria si heroina lufte. Si krijuese letrare ajo recitoi vargjet poetike ‘Bie shi i kuq, mbiu tërfil i kuq në Kosovën’  që i kishte hedhur në letër nga inspirimi i trishtë i viktimave të luftës. Në shenjë përgëzimi znj. Duro i fali autorit dr. Pllanës librin për Faik Konicën: “Jeta në Uashington” të autorit Ilir Ikonomi. Edhe analisti i njohur shqiptar i selisë së NATO-s në Bruksel, z.Afrim Gjonbalaj e vlerësoi lart librin shkencor të Prof. Pllanës “Intervenimi i NATO-s në Kosovë, duke shtuar se, ky libër do t’iu shërben sidomos studentëve të Europës e botës përparimtare si material shumë i rëndësishëm për studimet e tyre universitare. Përmes z. Gjonbalaj – në emër të Agjencionit të Arkivave Shtetërore të Kosovës, Prof. Pllana ia dorëzoi një Mirënjohje e cila i dedikohet Ish-Zëdhënësit të NATO-s z.Jamie Shea – në shenjë falënderimi dhe respekti për kontributin e tij dhënë popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare në periudhën e bombardimeve të caqeve serbe në Kosovë e më gjerë. Zëri i parë i frymës së lirisë në Kosovë “Ju flet Kosova e lirë” , autori i këtyre veprave Publicitare dhe Dokumentare, autori  Nusret Pllana, do të vlerësonte të gjithë kolegët e tij  që kishin punuar për realizimin e këtij Projekti Kombëtar, mbledhjen e fakteve dhe fotove nga arshiva të ndryshme deri tek arshiva serbe, do falënderonte gjithë bashkëkombësit e tij që jetojnë në vende të ndryshme për përkrahjen dhe realizimin e prezantimit të veprave të tij duke filluar nga Gjermania, Italia, Turqia, Austria, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka, Zvicra, Franca, Belgjika, etj., dhe duke folur më pas për prezantimet ne Uashington, Nju Jork, Boston, Kanada  etj , si dhe për të shkuar gjer në Australinë e largët. Qëllimi i rrugëtimit të këtij libri nëpër botë është më se i rëndësishëm, pasi nëpërmjet pamjeve reale të cilat flasin më tepër se mijëra fjalë ne argumentojmë sakrificën tonë si komb, argumentojmë të drejtat legjitime dhe denoncojmë barbarinë fashiste serbe , të cilës edhe për këto monstruozitete të kryera,  çuditërisht i janë hapur dyert për në familjen Evropiane. Gjatë 4 gjenocideve të ushtruara mbi Kosovë, e konsideruar kjo në vrasje dhe djegie  në gati 150 vjet kanë humbur jetën mbi 570 000 shqiptarë dhe janë shkaktuar mbi 129 milionë dollarë dëme materiale.

Nga Agron Shele, Bruksel, 21 mars 2014