Kriteret e reja për hapjen, ndarjen, bashkimin dhe mbylljen e Institucioneve të arsimit të lartë

674
Përparim HALILI
Ministria e Arsimit, reformë të detyrueshme për standardet e godinave, mësimdhënies, sigurisë së jetës, mjedisit dhe normës mësimore
Ky vendim do të shërbej si bllokazh për ato universitete “tezga diplomash” që prodhuan atë “ushtri” analfabetësh me diploma e grada shkencore në çdo fushë, 80% me diploma si juristë dhe ekonomistë, që uzurpuan vende pune si nëpunës e drejtues në administratat e ministrive, bashkive, diplomacisë, ushtrisë, policisë, shëndetësisë e deri drejtues arsimi
Vendimi që është miratuar 10 ditë më parë, duket se do t’i jap fund përvojës së hidhur, lidhur me hapjen dhe aktivitetin e Institucioneve të Arsimit të Lartë (universiteteve) në Shqipëri që “lulëzuan” e vepruan jashtë çdo kontrolli në 10 vitet e fundit, të cilët shkatërruan standardet dhe modelet e arsimit të lartë publik e privat, duke shpërndarë mijëra diploma false e duke instaluar fiktivitet total në mësimdhënie, me pasojë hedhjen në tregun e punës (kryesisht të administratës publike) të analfabetëve të pajisur me diploma, mastera, tituj e grada shkencore. Pikërisht kjo ushtri analfabetësh me diploma e grada shkencore në çdo fushë, 80% të pajisur me diploma si juristë dhe ekonomistë, uzurpuan vende pune si nëpunës e drejtues në administratat e ministrive, të bashkive, të parlamenti, diplomacisë, ushtrisë, policisë, shëndetësisë e deri drejtues arsimi. Për të ndalur këtë prodhim sakico në universitete dhe për të garantuar standarde kontrolli e mësimdhënies reale dhe cilësore, me propozim të Ministres së Arsimit, zonjës Lindita Nikolla, Këshilli i Ministrave ka miratuar VKM Nr. 418, datë 10. 05. 2017 me objekt standardet, kriteret dhe procedurat për hapjen, riorganizimin, ndarjen, bashkimin ose mbylljen e institucioneve të arsimit të lartë dhe të degëve në këto institucione arsimore. Ja çfarë përcakton vendimi…
Struktura drejtuese e IAL
– Të ketë Senat Akademik, si organi më i lartë akademik i IAL 
– Të ketë Bord Administrimit, si organi më i lartë administrativ i IAL
– Të ketë Rektorin, si autoriteti më i lartë akademik i IAL-së, por edhe si personel me kohë të plotë
– Të ketë Dekan, si autoriteti më i lartë akademik i njësisë kryesore, të jetë personel akademik me kohë të plotë
– Autoriteti më i lartë akademik i njësisë bazë është drejtues i saj. Drejtuesi i njësisë bazë është personel akademik me kohë të plotë. 
– Autoriteti më i lartë administrativ i njësisë bazë është administratori i saj. Ai është personel administrativ me kohë të plotë. 
– Të ketë Asambleje të Personelit Akademik, si organi që zgjedh rektorin, dekanin dhe organet akademike të IAL-së. 
Standardet e objekteve të mësimdhënies (ndërtesave) të IAL-ve
– Të jenë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi për institucionet arsimore dhe ato të jenë të vendosura larg varrezave apo zonave me ndotje mbi normat e lejuara
– Të përmbajnë minimalisht, ambientet sipas natyrës së programeve të studimit që ofrojnë 
– Të plotësojnë normativën e sipërfaqes së shfrytëzueshme, të ndara sipas fushave të studimit
– Të respektojnë numrin e studentëve, sipas veprimtarive akademike, të përcaktuar në këtë vendim. 
– Objektet e IAL me mbi 200 studentë (në një godinë), detyrimisht duhet të jenë të pajisur me dalje dhe shkallë emergjence. 
– Objektet që do të shërbejnë si IAL, duhet të kenë të instaluar sistemin e mbrojtjes kundër zjarrit dhe sistemin e mbrojtjes kundër shkarkesave atmosferike. 
– Duhet të jenë pajisur me Pikën e Ndihmës së Shpejtë/mjedisi shëndetësor dhe mjetet e pajisjet e nevojshme për ketë qëllim. 
– Duhet të kenë të garantuar burime alternative për furnizimin me energji elektrike si edhe rezerva të mjaftueshme të ujit të përdorshëm. 
– Mjediset e IAL-ve, duhet të jenë të pajisura me sisteme ngrohje-ftohjeje funksionuese gjatë gjithë kohës. 
Sigal