Kristina Bakiu: Të japësh dashuri është aftësi, por te marrësh është një mrekulli

648
Një vajzë e re që kërkon për çdo ditë dhe më shumë nga vetja. E lidhur shumë me librin me studimet, synimet e saj janë për të qenë një intelektuale e formuar, e plotësuar, pacaka se në mes ka hyrë dhe modelingu. Por Kristina nuk e ka pengesë këtë lloj arti, përkundrazi e ka relask në kohë pushimesh të domosdoshme aps studimeve intensive. Dashuria për të është gjëja më e shtrenjtë në jetë dhe duke mos pasur të dashur, ndjenja e fuqishme ka kohë të shpërthejë brenda saj. E pranon që shoqëria shqiptare po evoluon, po emancipohet, por ende maskilizmi ka zënë rrënjë në shoqërinë shqiptare. 
-Cila ishte sfilata e parë dhe ku është zhvilluar?
Kjo ditë më kujtohet mjaft mire se ishte fillimi. Pra për herë të parë kam sfiluar tek “Citypark” për prezantimin e koleksionit pranvere-vere dhe ka qenë një emocion i paharrueshëm 
– Në sa sfilata keni marrë pjesë?
Të them të drejtën me saktësi nuk i mbaj mend, por di që kanë qenë të pafundme dhe jam mjaft e lumtur për këtë 
– Për kë keni pozuar apo imazhi kujt jeni aktualisht?
Kam pozuar për shume firma të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit Ndërsa përsa i përket imazhit do të thoja që nuk është se e konsideroj veten imazh specifik të ndonjërës prej tyre, akoma jo.
-Cilat janë aktivitet tuaja të fundit?
Projekti im i fundit u zhvillua para pak ditësh, ku kam një rol kryesor në një reklamë publicitare, por s’mund t’u tregoj më tepër pasi jam e kushtëzuar deri sa produkti te linçohet ne treg.
– Tashmë është rritur numri i modeleve shqiptare, ndihet konkurrenca?
Po është e vërtetë numri i vajzave që e dëshirojnë modelingun është gjithmonë në rritje dhe kjo është një shenjë shumë e mirë. Ndërsa përsa i përket konkurrencës do të thoja që personalisht nuk e ndjej aspak, sepse gjithçka që kam dashur ta arrij dhe të jem pjesë e saj e kam arritur pa problem dhe pa asnjë vështirësi.
– Përse tregu shqiptar i modelingut ende është shumë i ngushtë?
Jemi një vend i vogël e sigurisht që çdo ndryshim e bëjmë me hapa shumë të vegjël dhe kjo për shume arsye. E njëjta gjë ndodh edhe me modelingun, nuk mund të them që s’kemi përmirësime, por akoma jemi shumë mbrapa përsa i përket kësaj fushe.
Si reagon ndaj ngacmimeve të çunave në rrugë?
Tashmë deri diku jam mësuar me ngacmimet dhe interesin e gjinisë së kundërt, por kjo nuk më ndodh vetëm mua, mund të jetë më evidente duke marrë parasysh figurën time publike, por sidoqoftë e kaloj me sportivitet. 
Cila mbetet sfilita më e rëndësishme?
Sfilatën më të rëndësishme do të thoja që e kam zhvilluar në Bazel të Zvicrës e cila zgjati 10 ditë intensivisht, ku kam reklamuar shumë “brande” të njohura nga firma të ndryshme të shteteve të ndryshme dhe ishte një eksperience mjaft e bukur dhe e paharrueshme. 
Aktualisht si vazhdon edukimi juaj arsimor?
Unë studioj për Shkenca Politike në Universitetin Europian të Tiranës. Shkolla dhe programi im i studimit lidhet ngushtë me një pjese tjetër timen, atë akademike që nuk vëzhgohet në ekran, mendoj që plotësohem çdo ditë e më shumë. 
E keni menduar kohën e kufizuar të të qenit modele?
Modelingu është një profesion që mund të praktikohet deri në një moshe të caktuar. Por nëqoftëse arrin të ruash linjat e caktuara, mundohesh ta praktikoj deri sa te mundem duke qene se është një pasion i imi dhe me pas do i le vendin programit tim te studimit 
Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo jeni e zgjuar?
Komplimentet janë gjithmonë te dëshirueshme nga gjithsecili prej nesh dhe mua patjetër që më përkëdhel çdo fjalë që mund të më thonë. Por nëse do te veçoja njërën për tyre do të ishe ai lidhur me zgjuarsinë është vërtet një ndjesi dhe vlerësim i madh.
E keni praktikuar plazhin nudo?
Plazhi nudo nuk është ne preferencat e mija dhe nuk mendoj se ka për të qenë ndonjëherë. 
Cilat janë ngjyrat e veshjeve të preferuara po markat e tyre?
Përsa i përket veshjeve, do te thoja që janë pjese e kënaqësisë dhe pasioneve të mija, unë e dashuroj çdo lloj stili, por veshjet që janë së tepërmi në gardërobën time janë stilet klasike dhe sportive. Nuk bëj dot pa ndërthurjen e njëra-tjetrës. 
Përdorni minifunde?
Patjetër që edhe minifundi është pjesë e përditshmërisë time, por do të thoja shumë rrallë pasi preferoj që gjithmonë të kem një veshje sa më komode dhe praktike.
Jeni e dashuruar dhe një përkufizim për dashurinë?
Unë nuk jam e dashuruar. Por dashurinë do ta konsideroja emocionin më të bukur që mund të përjetojë njeriu. Unë dashuroj çdo gjë të mirë që kam dhe kjo më bën të lumtur. Të japësh dashuri është aftësi, por te marrësh është një mrekulli 
Ku do ti bëni pushimet verore?
Pushimet verore i kam preferuar gjithmonë në ishujt grekë, por besoj se këtë vit do ndryshoj destinacion dhe ndoshta do jem në Turqi. 
Çfarë do të lexoni në këto pushime?
Kam disa libra që i kam koleksionuar gjatë muajve të fundit, mendoj se do zgjedh më të përshtatshmit dhe sigurisht që edhe revistat i kam pjesë të ditës për të marre vesh të rejat me fundit. 
Çfarë ju tërheq më shumë tek një njeri?
Ajo çka mua më tërheq më shume tek njerëzit është qënia, karakteri. Nuk më intereson gjinia. Prandaj kam shumë miq të mirë, si vajza ashtu edhe djem.
Ushqimi i preferuar?
Ushqimi im i preferuar janë frutat e detit, ato thjesht i shijoj pafund dhe i adhuroj. 
A respektohet femra shqiptare sot?
Mendimet për këtë pyetje mendoj se janë relative, nuk mund të flas specifikisht nëse po ose jo. Por përgjithësisht, mendoj se shoqëria shqiptare ka ndryshuar dhe shoh që është rritur ndjeshëm dhe vlerësimi për gjininë femër.
Sigal