Kristina Bakiu: Jeta s’do kishte kuptim pa dashuri

819
Sigal

INTERVISTA/ Flet modelja Kristina Bakiu: Se kam menduar të bëj plazh nudo

Modelimi një profesion i veçantë, që pakkush nga femrat e bukura e bëjnë pjesë të jetës. Të hysh në këtë profesion duhet, punë, korrektesë, sforcim, kufizim, por dhe bukuri, e cila nuk varet nga njeriu, por është dhuratë e zotit. Kristina është një modele perfekte, që për moshën e saj ka arritur shumë suksese dhe mendimet e saj për të ardhmen janë pozitive. Për të vlerësimet kanë qenë të shumta, komplimente pafund nga njerëz tepër të rëndësishëm, të cilët e kanë bërë të ndihet vërtet e vlerësuar dhe e kanë shtyrë akoma më shumë për ta vazhduar këtë ëndërr. S’e kam menduar kurrë dhe nuk i pëlqen plazhi nudo. Çdo gjë ka një kufi,- thekson ajo.

 Si do ta vlerësonit profesionin e modeles?

 Është një profesion vërtet i bukur për ata persona që e kanë vërtet pasion

 Ndoshta kjo ishte arsyeja që ju nxiti për të ecur në këtë rrugë plot befasi?

 Faktikisht për t’ju futur kësaj rruge më nxiti dëshira e madhe që kisha për të qenë pjesë e kësaj fushe, isha rritur me idenë që edhe unë një ditë do të sfiloja në pasarelat e modës dhe kështu vendosa që një ditë të bukur të shkoja në audicionet e Miss Albania, ku krijova dhe njohjet e mia të para me njerëz të fushës së modës.

 Kur ishte momenti i sfilimit tuaj të parë?

 Sfilata e parë që kam marrë pjesë ka qenë prezantimi i koleksionit pranverë- verë në City Park, një sfilatë goxha e rëndësishme. Ndihesha shumë e emocionuar, por njëkohësisht dhe e lumtur që më në fund kisha hedhur hapin e parë për të realizuar 1 nga ëndrrat e mia.

 Pas kësaj sfilate kërkesat ndaj teje kanë ardhur në rritje. I keni numëruar sfilatat që keni marrë pjesë?

Të them të drejtën me saktësi nuk i përcaktoj dot, por them se kanë qenë disa sfilita. Vlerësimet, pastaj, kanë qenë të shumta, komplimente pafund nga njerëz tepër të rëndësishëm, të cilët më kanë bërë të ndihem vërtet e vlerësuar dhe më kanë shtyrë akoma më shumë për ta vazhduar këtë ëndërr.

 Çdo profesion ka vështirësitë e veta, ka momentet e veta delikate. Jeni ndjerë ndonjëherë keq në skenë?

 Ka pasur dhe nga ato raste, ku mund të jem ndjerë keq, por gjithsesi nuk e kam treguar veten dhe jam munduar të ruaj qetësinë.  Ekuilibrat në këtë profesion janë të domosdoshëm.

 A ka modele shqiptare që tashmë mund të referohen për ju dhe më gjerë?

 Me keqardhje më duhet të them jo, jemi akoma shumë mbrapa për t’i dhënë hapësirat e duhura modeleve shqiptare. Tek ne ky profesion apo gjini arti ka hyrë shumë vonë, nuk kemi eksperiencat apo përvojat e mëparshme.

 Po në botë kë do të veçoje nga modelet?

Janë disa, por midis tyre do të theksoja Naomi Cambell,  Adriana Lima dhe Irina Shayk, të cilat i kam vërtet për zemër.

 Pra, sot që të jesh modele duhet të jesh shumë e vetëkontrolluar në ushqim, pije alkoolike, duhan etj…?

Po, është shumë e vërtetë që modelet duhet të mbajnë një regjim ushqimi, kjo ndodh për shkak të linjave që atyre ju duhet të ruajnë, ka dhe nga ato që kalojnë në anoreksi, por unë personalisht nuk është se kam pasur kësi problemesh dhe shpresoj të mos kem.

 Kjo do të thotë se përdorni dietë speciale?

 Nuk është se përdor ndonjë dietë të veçantë, thjesht mundohem të mos abuzoj me ushqimet që kanë shumë kalori, pi sa më shumë lëngje dhe frutat pastaj që janë të preferuarat e mija.

 S’ka ndodhur ta teproni me ushqimin?

 Ka dhe nga ato raste, ku e teproj pak me ushqimin, por nuk është se më dëmton. Kjo gjë, ndodh vetëm ahere kur kam përpara ushqime, të cilave nuk i rezistoj dot ahere them, “ok”, sot po bëj një përjashtim të vogël.

 Një trup perfekt, keni menduar ndonjëherë për operacion plastik?

Nuk kam menduar dhe nuk besoj se do mendoj ndonjëherë.

 Keni menduar ndonjëherë të bëni plazh nudo?

 Jo as këtë s’e kam menduar, nuk më pëlqen plazhi nudo. Çdo gjë ka një kufi. Kufiri im arrin deri tek rrobat e banjës.

 Cilat janë rrobat e banjës të preferuara?

Rrobat e banjës i përdor të ndryshme, nuk është se kam të preferuara.

 E përdorni alkoolin, po duhanin?

Duhanin jo, ndërsa alkoolin vetëm ndonjëherë, kur festoj me shoqërinë

 Ç’është dashuria për ju?

Dashuria është gjithçka, aq sa jeta s’do kishte kuptim pa dashuri.

 Cilat janë cilësitë e mashkullit ideal sipas jush?

Mashkulli ideal për mua është ai mashkulli i sinqertë, inteligjent, simpatik dhe i përkushtuar.

 N.q.s s’i ka të gjitha këto cilat do të ishin preferencat?

Siç e thashë, nga të treja këto do preferoja mashkullin inteligjent. Është me e rëndësishme mendoj.

Ndiheni e rrezikuar nga mosha në këtë profesion?

Sigurisht, ky është një lloj profesioni që ka një moshë të caktuar, por ka dhe nga ato modele që e kanë kaluar këtë lloj moshe dhe vazhdojnë të jenë po aq në formë.

 Me se merreni në kohën e lirë?

 Në kohën time të lirë preferoj të lexoj ndonjë libër, të shkoj në kinema për të parë ndonjë film, merrem me ndonjë aktivitet sportiv dhe pi ndonjë kafe me mikeshat e mija.