Kristiano Ronaldo, 59 milionë fansa në Facebook; Lionel Mesi, 48 milionë

485
Sigal

59,634,376

Kaq fansa e ndjekin Kristiano Ronaldon në Facebook. 1,243,793 diskutojnë rreth tij

 47,476,098

Kaq fansa e ndjekin Lionel Mesin në Facebook. 693,516 disktuojnë rreth argjentinasit

  Dy lojtarët më të mirë të botës “luftojnë” me njeri-tjetrin edhe në rrjetin social më të famshëm

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, dy lojtarët më të mirë të botës, nuk janë “armiq” vetëm në fushën e lojës, por ata luftojnë ashpër me njeri-tjetrin edhe në rrjetin social më të famshëm, Facebook. Shifrat janë të çmendura, madje të pabesueshme. Nëse do t’i mblidhnim të dy bashkë, dhe të krijonim një “shtet me fansat”, atëherë ai do të ishte më i madh se Gjermania. Pas, shuma është më shumë se 91 milionë banorë virtualë. Rrjetet sociale janë mënyra më e mirë e komunikimit midis një sportisti të famshëm dhe fansave të tij. Sulmuesi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, ka 59 milionë e 634 mijë e 376 pëlqime, ndërkohë që mesatarja aktive, pra a atyre që komentojnë mesazhet, apo japin pëlqime është më shumë se 1.3 milionë. Në rrjetin Tëitter, Ronaldo ka më shumë se 14.8 milionë ndjekës. Kristiano Ronaldo u bë sportisti i parë që kaloi shifrën e 50 milionëve, duke pasur dyfishin e yllit anglez, Dejvid Bekham, ky i fundit aktualisht 22 milionë e 876 mijë e 770 pëlqyesve. Por, për ish-lojtarin e Mançester Junaitid, Realit të Madridit, Milanit dhe Los Anxheles Galaksi, ka më shumë njerëz që flasin, rreth 1 milionë e 295 mijë. Kur ylli i Barcelonës, argjentinasi Lionel Mesi, vendosi të hapë faqen e tij në Facebook, më 5 prill të vitit 2011, ai pati më shumë se 7 milionë “likes” (pëlqime) në harkun e shtatë orëve. Tani, pas më shumë se dy vjetësh ai ka rreth 48 milionë pëlqime, ose saktësisht 47 milionë e 476 mijë e 98 “likes” (1.8 milionë në Tëitter). Një shifër jashtëzakonisht e madhe për një futbollist, por vlerësimi i tij si futbollisti më i mirë në planet, tri herë fitues i “Topit të Artë”, dhe lojtari më vlerën më të shtrenjtë në botë, 140 milionë euro i përgjigjet më së mirë kësaj shifre. Kur Mesi hapi faqen e tij ai shkroi këtë mesazh: “Hola! Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit shumë për numri e madh të mësazheve që unë mora. Jam kaq shumë i emocionuar. Tani e tutje ne do të jemi më të lidhur së bashku… përmes Facebook-ut”. “Pleshti”,  i cili po vendos dhe po thyen rekord pas rekordi, përfshirë dhe ish-rekordin 40-vjeçar të Gerd Mylerit, përsa u përket golave të shënuar brenda një viti futbollistik. Gjermani i famshëm ka realizuar 85 gola për Bajernin e Munihut në vitin 1972, ndërsa 26-vjeçari Mesi realizoi vitin e kaluar 91 herë. Por, le t’i kthehemi momentit pasi Leo kishte hapur adresën e tij në Facebook. Mesi pati afërsisht 40% pëlqime se Presidenti amerikan Barak Obama, kur ai hapi faqen e tij, dhe më shumë se 30% se pop stari Xhastin Biber. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka 36 milionë e 492 mijë e 575 fansa . Faqja e shefit të Shtëpisë të Bardhë është shumë aktive: 2.2 milionë fansa komentojnë. Këngëtarja e famshme Ledy Gaga kishte më shumë se 20 milionë pëlqime në raport me Obamën. Ylli i popit është edhe personazhi VIP me më shumë fansa në Facebook. Këngëtarja ekstravagante ka 58 milionë e 778 mijë e 687 fansa. Mesazhet e saj janë shumë të komentuara. Faqja e Mesit është shumë aktive, dhe çdo mesazhi të shkruar nga argjentinasi i përgjigjen, apo bëjnë komente rreth 450 mijë veta. Mesazhet e Mesit janë të shkruara në gjuhën spanjolle dhe atë angleze. Galeria e fotove ka momentet sportive, shoqërore, por dhe familjare. Për të vazhduar me faqet e sportistëve të famshëm, mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka më shumë se 13 milionë e 708 mijë fansa, ndërkohë që në rrjetin Twitter ka 4.8 milionë. Sulmuesi suedez i Paris Sën Zhermenit, Zlatan Ibrahimoviç ndiqet nga 7 milionë e 358 mijë fansa. Kampioni i botës në Formula 1, Sebastan Fetel ka 1.2 milionë fansa.

   Barak Obama, 36 milionë fansa

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka 36 milionë e 492 mijë e 575 fansa . Faqja e shefit të Shtëpisë të Bardhë është shumë aktive: 2.2 milionë fansa komentojnë.

 Lorik Cana, 149 mijë fansa

 Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, ka aktualisht 149 mijë e 963 fansa në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ndërkaq ekzistojnë edhe pesë faqe të tjera me emrin e Lorik Canës, por që janë false.

 Lady Gaga, kampione në Facebook

Ylli i popit, Lady Gaga, është edhe personazhi VIP me më shumë fansa në Facebook. Këngëtarja ekstragavante ka 58 milionë e 778 mijë e 687 fansa. Mesazhet e saj janë shumë të komentuara.