Kristaq Janushi: Enver Hoxha i dhuroi Fatime Sokolit një radio dore me bateri

1101
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Tropojë,  ish korespodent i RAI-1 , Kristaq Janushi

Afërisht një dekadë në Tropojë, ai solli një frymë të re në koncertet, organizimin, Festivalet dhe aktivitetet e ndryshme kulturore në këtë qytet verior. Puna e tij ran ë sy në dy aktivietet madhore të kohës, në atë të 40-vjetorit të krijimit të Ushtrisë dhe të Kongresit të VII-të të Rinisë që I lavdëroi Enver Hoxha. Kristaqi ka qenë Drejtor I isa televizioneve shqiptare në fillimet e tyre, por puna e tij spikati kryesiht kur u bë korespodent i RAI-1, me të cilin realizojë disa emisione speciale.

 -Kur shkove në Tropojë për herë të parë dhe çfarë organizimi gjete?

Në Tropojë kam shkuar për herë të parë në vitin 1975 kur sapo mbarova Institutin e Lartë të Arteve. Kisha mbaruar shkollën e Kulturës i profilizuar për regjizurë dhe atje u emërova si Drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Tropojë të vjetër dhe jo në  Bajram Curri. Gjendja që gjeta atje ishte katastrofike ku nuk gjeta as shtëpi kulture dhe as muze dhe as teatër dhe ajo pjesë e skenës së teatrit që kishte qenë si pjesë rrotulluese ishte jashtë funksionit. Unë kur shkova pata vështirësi se unë shkova direkt nga Shkolla dhe  shkova me mendimin se kultura është e para dhe pata përplasje dhe me kryetarin e  kooperativës dhe me këshillin për të ecur puna përpara.Tropoja kishte pasur një grup shumë të mirë teatri ku kishte aktorë të nivelit shumë të mirë. Në atë kohë kam vënë në skenë “Cucën e maleve” në vitin 1977. Këtë shfaqje e dhamë në Tropojë dhe në Bajram Curri dhe kishte shumë njerëz. Rregullova skenën rrotulluese të kinemasë që funksiononte edhe si skenë teatri dhe me të gjithë  perdet lëvizëse. Në atë kohë kisha një grup shumë të mirë folklorik duke pasur edhe një ndihmës timin Shaban Mula (i cili tani ka vdekur) që ishte një nga  folkloristët më të mirë i cili kërcente, këndonte dhe i binte sharkisë. Me atë grup ne fituam disa herë çmimin e parë në Tropojë dhe u paraqitëm edhe në festivalin folklorik të Gjirokastrës në vitin 1978 dhe në vitin 1982. Edhe Fatmira Breçani ka pas ardhur në grupin e  Tropojës sepse bashkëpunonte me Bashkim Gjyriçin (që ishte  shef i muzikës së Bajtram Currit), Shaban Mulën.

 -Kur shkove ne Tropojë në atë kohë si ka qenë gjendja ekonomike dhe si kanë qenë njerëzit?

Gjendja ekonomike atëherë ka qenë shumë e mirë aq sa kur vinin grupet e teatrove dhe  grupet e xhirimit të filmit të gjithë shkonin në dyqanet e Tropojës dhe gjenin  gjëra që nuk i gjenin në Tiranë. Edhe mua më kanë pritur mnirë dhe e kam kaluar për bukuri. Tropojanët janë njerëz mikpritësa, punëtorë dhe korrekt.

 -Po në Gjirokastër me çfarë këngësh keni marrë pjesë dhe kë kënëgtare do veçoje?

Këngët kanë qenë nga më të ndryshmet, si patriotike, figura historike, por edhe këngë për punën, dashurinë dhe udhëheqësit e kohës. Në Gjirokastër ne kemi zënë vetëm vende të treat.

Për lëvizjen kulturore interesoheshin shumë udhëheqësit e kohës, sepse ishin edhe disa figura të mëdhaja të muzikës në atë kohë, si Fatime Sokoli që ishte një nga këngëtarët më në zë  së cilës Enver Hoxha i kishte dhuruar radion e parë të vogël me bateri. Radio dore që bëri bujë në atë kohë. Fatime Sokoli ishte një nga këngëtaret e para që kur ka shkuar në Kosovë i kanë fikur dritat në mes të koncertit, dhe ajo me atë zërin e saj brilant vazhdoi këngën dhe ata u detyruan që ti ndiznin  dritat përsëri. Duke pasur këto artistë si Fatime Sokoli që ishte një personalitet në  rrethin e Tropojës por edhe vallatarët e jashtzakonshëm, dua të them se arti në Tropjë pati një zhvillim të madh. Vallet e Tropojës edhe sot janë nga më të pëlqyerat.

-Ju keni organizuar  koncertin e 40- vjetorit të themelimit të ushtrisë dhe të Kongresit të 7-të të Rinisë. Çfarë mund të na thoni për to?

Sapo u ktheva në Tiranë dhe po prisa emërimin e ri ish petagogu im dhe ish shefi i kulkturës në a të kohë në Tiranë Spiro Gjikondi më aktivizoi në këto dy koncerte madhështore që u bë në atë periudhë që ishin Kongresi 7-të i rinisë dhe 40-vjetoroi i ushtrisë. Kongresi i 7-të i rinisë u mbajt në Pallatin e Kulturës dhe  u shfrytëzuan të trija sallat e koncerteve që jepeshin shfaqje dhe njëkohësisht bëhej edhe kongresi. Në atë kohë ky ka qenëe një nga koncertet më të mëdhaja ku ka ardhur edhe Enver Hoxha. Pati jehonë të madhe. Koncertin Enveri e falënderoi në mënyrë të veçantë. Koncerti i 40-vjetorit të Ushtrisë u zhvillua në balloren e Universitetit ku atje ishte një grup afro 10 mijë vetash, këngëtarë dhe instrumentistë nga të gjitha grupet e Tiranës. Ishin të  gjithë grupet amatore siç ishte Migjeni, Josif Pashko etj…. Nga të gjitha këto grupe u morën këngëtarë dhe valltarë ku grupi i Teatrit i Operas dhe i Baletit që ishte  primarë. Nuk pati asnjë incident dhe Enver Hoxha pati shumë vlerësime për to. Eshtë shumë e vështirë të organizosh koncerte masive. Sot si zor të bëhen.

 Për një kohë keni qenë Drejtor i Shtëpisë së Rinisë nr 1 në Tiranë. Çfarë do të veçonit?

 Po, kam qenë drejtor i Shtëpisë së Rinisë Nr 1 Tiranë. Kjo ishte me qendër tek Ali Demi. Duke qenë i inkuadruar me pallatin e Kulturës organizuam grupet e para muzikore sidomos mbas fjalës së Ramiz Alisë për vetëfinancim, dhe unë krijova një grup shumë të mirë me instrumentistë  dhe me kitarë, saks dhe me firzamonikë, xhez. Ky grup njihej si grupi i Shtëpisë Nr 1. Nga këngëtarët me emër mund të përmend Artiola Toska, Fail Grillo, nga instrumentistët kanë qenë Bledar Sejko, Redon Makashi, Alban Lisi, Ilir Balla. Unë  arrita të krijoj një grup i cili konkuronte denjësisht me grupin e Kulturës të fuqishme në Tiranë. Në atë kohë krijuan, kompozuan për ne emra të mëdhenj siç ishte Piro Çako, Avni Mula Mbas 2-3 vjetësh ky grup u shkri sepse ishte koha e demokracisë dhe shikohej më shumë interesi.

-Po ditën e shembjes së përmendores së Enver Hoxhës ku ke qenë?

Kam qenë në Shtëpinë e Rinisë duke bërë përgatitjet e radhës. Kam qenë I përditshëm në grevën e studentëve. Kur ra busti shkova në momëntin kur ai tërhiqej zvarrë. Me thënë të drehtën kam qenë ndër demokratët e parë, por jam kundër tërheqjes zvarrë të përmendoreve. Ishte ndjesia midis emocionit dhe tërheqjes. Përmendore të të gjithë diktatorëve ka në të gjitha vendet e botës, pasi ata tërheqin shumë vizitorë.

 Si do ta komnetoni punën tuaj si administrator i PD në degën e Tiranës?

Një punë që mu krëkua nga udhëheqësit e asaj kohe. Një punë ku njëkohësisht ushtroja dhe profesionin e operatorit dhe të fotografit të cilat kasha vite që I ushtroja. Kam takuar edhe Sali Berishën.Me të gjitha kam pasur takime dhe marëdhënie të mira. Mbas vitit 1997 financat ishin shumë të dobëta te PD. Mbas 1997 mezi po e  mbaja admnistratën dhe dhashë dorëheqjen.

Drejtor i disa televizioneve shqiptare

 Qysh me hapjen e saj më thirrën si Drejtor i Përgjithshëm i Tele Arbërisë. Madje emrin ia kam vënë unë duke marë për bazë pamjen e mozaikut të Muzeut Kombëtar. Kur ndodhën trazirat unë pata përplasje me drejtuesit dhe dhashë dorëheqjen. Pasi u largova prej aty shkova Drejtor i Nesër TV. Edhe  tek Nesër  Në këtë teelvizion si fillim hapëm shumë emisione speciale që kishin të veçantat e tyre. Psh këtu do veçoj emisonin e kuzhinës, ku më vonë e hapën dhe shumë televizione të tjerë. Në vitin 2000 u largova dhe shkova në Real TV në Durrës që ishte një televizion i ri dhe me perspektivë dhe i kishte të gjitha aparaturat e kohëve të fundit, moderne. Atje erdhi studio e ngritur nga Italia por mentaliteti i pronarëve nuk ishte në lartësinë e teknikës. Nuk dëgjohej zëri i specialistit,  dhe arriti që ky TV të shkojë në degradim sa tani jep vetëm  muzikë, nga programe të mirëfillta. Televizioni I fundit që ngrita ishte “Adriatiku”. Ishte eksperienca e fundit në television, për të filluar një rrugë të re, që kasha kohë që e kasha shkelur por nuk e kasha bërë të përditshme.

Në botën e filmit dhe bashkpunimi me RAI

Në jetën e filmit unë u futa mbas vitit 2006 mbasi u shkëputa nga Adriatik TV.  U lidha si korespondent i RAI-1 për 6 vjet. Kryesisht realizonim emisione për kanabisin, klandestinët, nga 2000-2008.Në kohën e luftës së Bin Ladenit RAI erdhi në Tiranë se mos gjente ndonjë  bazë të  fondamentalistëve të Bin Ladenit pasi ata kishin  burimet e  tyre më  të sakta se të tonat. Në Librazhd është një fshat Dragoshtun i cili ka dy xhami, xhamia e Traditës që ishte më e njohur dhe xhamia e re e cila ishte me 36 hoxhallarë. Ata ishn të interesuar  të intervistonin këta 36 hoxhallaët. Shkuam në Dragoshtun dhe kemi bërë një emisson special si me hoxhën tradicional  dhe me  këta 36 hoxhalarë që kishin  bërë një xhami moderne. Kjo kohë përket dhe me fillimin e filmave dokumenatrë me Ilia Terpinin si regjisor me të cilin bëmë 3 dokumentarë ku njëri ishte me Viktor Gjokën. Filmi quhej  “Tirana në Europë” ku regjizor dhe producent ishte Viktor Gjoka, kameramanë ishte Ilia Terpini dhe unë isha në anën organizative.Deri tani jam pjesë e 15 filmave dokuementarë dhe ndihem mirë në këtë rruëg të re, herë si Drejtor organizativ, herë si asistent regjisor, herë si operator.