Krimbi i mrekullueshëm i detit që duket si pemë Krishtlindjesh

594
Thellësitë e oqeaneve rezervojnë gjëra të mrekullueshme.Jeta e krijesave detare, di që të jetë e pabesueshme dhe tërheqëse.E dini që në oqean ekziston një “krimb deti”, i cili ngjan si një pemë Krishtlindjesh?Bëhet fjalë për ‘Spirobranchus giganteus’, i njohur ndryshe si krimbi i pemës së Krishtlindjeve, i karakterizuar nga ngjyra të theksuara, e që janë në formën e spirales.
Kjo i bën ata që të duken si pisha apo bredha. Ngjyrat variojnë nga e bardha në të blu, nga e kuqja në të verdhë, e deri në përzierje të vështira ngjyrash.
Janë krijesa të vogla, por bien shumë në sy. Jetojnë në dete tropikale dhe zhytësit i njohin në masë.Atyre duhet tu afrohesh më kujdes sepse krimbat e pemës së Krishtlindjeve, kanë tendencën që të tërhiqen nga prapa duke u mbyllur në vetvete.
Sigal