Krijuesi i internetit: Ndikimi i “fake news” është shqetësues

581
Sër Tim Berners-Lee, informaticieni britanik që 28 vjet më parë krijoi web-in, ka planin e tij kundër lajmeve të konsideruara
“fake news”, lajme të rreme apo të paverifikuara në rrjetin e internetit.
Shkencëtari britanik pikërisht 28 vjet pas shpikjes së tij, tha se teknologjia e re është bërë alarmante.
Në një letër të hapur, 61-vjeçari ka thënë se keqpërdorimi i të dhënave ka krijuar efekt frikësues mbi lirinë e shprehjes dhe paralajmëroi që pikat e verbëra në internet, të cilat, sipas tij, “e prishin” demokracinë.
Problemi kryesor, shkruan ai, është se shumica e njerëzve gjejnë një “grusht” të lajmeve dhe informacionit të tyre përmes rrjeteve sociale dhe motorët e kërkimit të ngjashëm, të cilat paguhen çdo herë kur dikush klikon në link.
“Rezultati përfundimtar është se pastaj ai link na tregon përmbajtjen të cilën nësë e klikojmë duhet ta paguajmë. Ndonjëherë kjo është dezinformatë apo lajm i rremë, e që është e habitshme dhe tronditëse”, tha ai.
Sipas tij, ky problem krijon një presion të frikshëm mbi lirinë e fjalës dhe e pengon web-in si një hapësirë për tema të rëndësishme, të tilla si problemet shëndetësore, seksualitetin apo fenë.
Tim Berners-Lee ka kritikuar politikanët se përdorin votuesit duke përdorur “algoritme të sofistikuara”. Ai i bëri thirrje njerëzve në mbarë botën, si dhe përfaqësuesve të Google dhe Facebook për të rritur përpjekjet në luftimin e lajmeve të rreme.
Sigal