Krem apo vaj trupi? Ja cili është më i mirë për t’u përdorur sipas studiuesve

2746
Jeni person që preferoni më shumë kremin hidratues apo vajin e trupit?
Mesa duket, nga gjithë ato dekada që jemi lyer me krem, vaji i trupit po merr më shumë vëmendje kohët e fundit. E megjithatë, vajrat nuk janë një koncept i ri. Kujtojmë që në Egjiptin e lashtë ato përdoreshin pas larjes dhe në produktet e kozmetikës.
Atëhere çfarë avantazhi ka të përdorësh vaj në vend të kremit? Si fillim vajrat nuk përmbajnë ujë, kështuqë nuk kanë në përbërjen e tyre kimikate që e rruajnë për një kohë të gjatë, duke e bërë kështu një produkt më organik. Vajrat janë parë si shumë të yndryrshme për trupin, por kohët e fundit mund të gjesh vajra më të lehtë për tu absorbuar nga lëkura të cilat vijnë në një formë më të lehtë për t’u aplikuar në trup si spraj etj. Firmat më prestigjoze të kozmetikës e kanë kthyer vajin në një produkt luksi, të ushqyeshëm dhe të këshillueshëm nga shumë dermatologë.
Për të vërtetuar nëse efekti që vaji ka në trup është më i mirë se kremi është bërë një eksperiment duke përdorur për një periudhë kohë njëkohësisht krem dhe vaj në dy pjesë të ndryshme të trupit. Në përfundim u arrit rezultati se kremi hidratues bëri një efekt më të mirë në trup se vaji, kjo sepse kremi përmban ujë, i rëndësishëm ky për hidratim, ndërkohë që vaji nuk ka asnjë tjetër përbërës. Kjo nuk do të thotë se vaji nuk është i mirë për trupin, por duhet përdorur në masën e duhur dhe jo shpesh.
Sigal