Krejsi Metani: Fatin e ndërton vetë njeriu, familia ime pasuri përrallore

1922
Hermes NIKAJ
Modelja dhe balerina Krejsi Metani në një intervistë për gazetën “Telegraf” ka treguar për përvojën e saj të parë si modele në moshë të vogël, për dashurinë e madhe që ajo ka për baletin dhe se i pëlqen shumë të ndërthuri baletin me modën. Bukuroshja Krejsi veçohet për format e saj trupore dhe për stilin e saj të veshjes.
1-Cili është momenti që mban mend në jetën tënde që ka lidhje me modën? 
Moda është një fenomen social ku gjithkush e gjen veten të përfshirë, pavarësisht moshës. Madje edhe në fëmijërinë e hershme, prindërit e mi kujdeseshin të përzgjidhnin për mua veshje që ishin në modë në atë kohë. Nëse do të flasim për momentin e parë në pasarelë, ka qenë në moshën 17-vjeçare. 
2-Cilat kanë qenë kombinimet e para që mban mend nga mosha e fëmijërisë? 
Kombinimet ishin të përditshme në fëmijërinë time, por njërin prej tyre e kisha për zemër. Në moshën 5-vjeçare mbaj mend se vishja këpucë me taka të larta. Këtë kombinim e doja pafund.
3-Cilët janë stilistët që të frymëzojnë më shumë? 
Në fushën e modës sigurisht lista e stilistëve është e gjatë, ku secili karakterizohet nga detajet dhe risitë përkatëse por unë do të veçoja stilisten Anila Konomi.
4-Çfarë stili ke aktualisht? 
Stili im i veshjes ka doza të larta sportive.
5-Ke ndryshuar stil me kalimin e viteve? 
Unë gjithnjë jam karakterizuar si një vajzë sportive. Megjithatë çdo gjë është me moshë. 
6-Cila është muza jote e frymëzimit? 
Gjithmonë më inspiron suksesi i të tjerëve si në fushën e artit po ashtu edhe të kulturës. Por, akoma dhe më shumë, njerëzit që një pjesë të suksesit të tyre e vendosin dhe e investojnë në shërbim të përmirësimit të jetës së njerëzve në nevojë apo edhe të mbrojtjes së kafshëve. 
7-A vishen bukur shqiptarët? 
Të vishesh bukur kërkon jo vetëm shije, por edhe mundësi financiare. Mund të them që ne shqiptarët përpiqemi të vishemi mirë, por pavarësisht energjive dhe lekëve të shpenzuara jo të gjithë ia dalim të dukemi këndshëm. 
8-Cilët vishen më mirë, femrat apo meshkujt? 
Në dukje meshkujt e kanë më të thjeshtë, prandaj hera-herës duket se vishen më mirë, ndërsa femrat shpesh gabojnë, sidomos në përshtatjen e veshjes me kohën dhe ambientin.
9-Cili është paradoksi më i madh i modës në Shqipëri? 
Ne nuk kemi ndonjë traditë në ndikimin e modës, por paradoks do të quaja keqpërdorimin e termit stilist-modë. 
10-Ndërkaq njiheni edhe si balerinë, ju pëlqen baleti?
Baleti, një pasion i hershëm i fëmijërisë time. Kërcimi është një ndërthurje e mirë me modën, kjo është ajo që dua të bëj në këto momente. 
11-A i përket dikujt zemra juaj? 
Kalojmë tek pyetja tjetër…
12-Çfarë konsideron pasuri deri tani? 
Familja ime është pasuri përrallore. S’jam e pasur, por kam çfarë më duhet. 
13-Pi cigare, alkool? 
Kategorikisht që jo. 
14-Puna, fati apo rastësia ju ka sjellë këtu ku jeni? 
Deri këtu më ka sjellë vetëm puna ime. Fatin e ndërton vetë njëriu. 
15-Kujt ia dedikoni suksesin? 
Mendoj që jam në hapat e para të suksesit. Kur të arrij aty ku dua, jam e sigurt që do ia dedikoj të gjithë njerëzve që më mbështetën .
Sigal