Kozma Vasili: Rrënjë gjaku ka liria

2074
Sigal

Me kë vallë kuvendon

Tek Stavridhi ku agon,

Maliheri që këndon,

Maliheri që të shkurton”

Mitralozi dhe mortaja,

Që qëllojnë nga maja,

S’e shkulen nga pozicioni.

Guri i lumit iu bë fron

Dhe s’peshon frikë dhe rrezik,

Partizani heroik.

Gjermanë, vendi është i yni,

Kthehu se s’kini ku vini!

U bërtet Pavllo Vasili,

Dhe tek qafa i gozhdon,

Katër orë i përballon

Një pëllëmbë s’iu lëshon.

Plumbi i djegur i mizorit

Depërtoi tej kraharorit.

Një tjetër, krahun i çan,

Por nga lufta nuk e ndanë,

Lufton plaku si rinia

Gjak të ri i dha partia.

U mbyt me gjak trupi i tij,

Rrënjë gjaku ka LIRIA.

 

Bën dyfek Pavllo Vasili

 

Ju shumë bukur e dini

Se ç ka ngjarë Stavridhi.

Kallogreja e kishës thirri,

-Gjermanët erdhën, po dilni!

Doli partizani trimi,

Zuri vend pranë një ulliri,

Me zë të lartë u thirri:

-Mor Nazistë, ku vini?

Ju këtu vend nuk kini!

Filloi pushka si bilbili

Në pyje tek manastiri.

Bën dyfek Pavllo Vasili,

Lufton i vetëm filli.

Po të doni të dini,

Se ku doli përfundimi,

Në Sarandë të gjallë e kini.