Kozeta Turishta dhe aktori Lulzim Bucolli prezantojnë në Nju Jork filmat shqiptarë

1115
Java e filmit Shqiptar në New York 2015 (Albanian Film Week-AFW), një ndër eventet më të mëdha të promovimit të vlerave kulturore dhe kinematografike që zhvillohet në Nju Jork sivjet vjen në edicionin e tij të IV-të, ku do të prezantojë prodhimet më të fundit të kinemasë shqiptare, si dhe prodhimet e shumë artistëve shqiptarë që jetojnë e veprojnë jashtë trojeve të tyre. Gjithashtu do të ketë veprimtari, e debate përcjellëse që do të shoqërohen përgjatë ditëve të festivalit në mënyrë që të promovohet kultura e kombit tonë duke qenë gjithmonë në shërbim të paqes e tolerancës. Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Albanian Film Week) është ideuar dhe themeluar nga producentja dhe regjisorja e njohur nga Kosova, Mrika Krasniqi. Në këtë veprimtari marrin pjesë personalitete të ndryshme si dhe përfaqësues diplomatikë të Ambasadës së Shqipërisë, të Ambasadës së Kosovës dhe të Ambasadës së Maqedonisë në New York dhe shumë pjesëmarrës të tjerë të njohur të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera që jetojnë në Nju Jork. Nëse shfletojmë programin e paraqitur (që ndodhet edhe në website-in e AFW-së), atje do të shohim dhe filmat kryesorë që do prezantohen gjatë netëve të “Open night”, që starton më 30 tetor deri më 5 nëntor 2015. Filmat kryesorë janë: “Tri dritare dhe një varje” të regjisorit Isa Qosja, “Bota” të regjisorëve Iris Elezi dhe Thomas Logoreci, “Amsterdsm Express” të regjisorit, Fatmir Koçi.
Sigal