Kourtney Kardashian i jep fund marrëdhënies 9 vjeçare

551
Pas shumë spekulimesh e thashethemesh, Kourtney Kardashian është ndarë nga partneri i saj prej 9 vitesh, Scott Disick. Mosmarrëveshjet brenda ciftit kanë filluar disa vite më parë dhe janë bërë publike edhe në serialin e familjes, por kjo është hera e parë që ndarja bëhet zyrtare.
Vajza më e madhe e familjes Kardashian është përpjekur vazhdimisht të rregullojë marrëdhënien e saj, ndërkohë që i dashuri i saj kishte varësi ndaj alkoolit, femrave dhe festave të cmendura.
Burime shumë të afërta me ciftin kanë rrëfyer për E! se vendimi ka qenë i 36-vjecares, e cila duhet të bëntë atë që është më e mira për 3 fëmijët e tyre, përkatësisht 5 vjec, 2 vjec dhe 6 muajsh.
Scott kishte kohë që deklaronte lart e poshte se ishte ndarë, ndërsa partnerja e tij i dha fund pasi pa fotografitë ku ai dukej shumë i afërt me ish-të dashurën Chloe Baritoli në Monte Carlo. Nga ana tjetër Kourtney ka postuar foto në Instagram ditët e fundit ku dukej shumë e lumtur me fëmijët e saj.
Sigal