Korçë, startoi Festivali i Dytë i Filmit Ndërkombëtar me metrazh të shkurtër

672
Sigal

Nga vepror Hasani

Mbrëmjen e së hënës, ora 19.30 minuta, në qytetin e Korçës startoi festivali i dytë ndërkombëtar i flimit me metrazh të shkurtër “Korça Short Filim Festival” Interesi i i qytetarëve të Korçës ishte i madh. Gjatë këtij festivali do të shfaqen 50 filma nga 27 vende të ndryshme të botës. Për pesë ditë dhe netë me radhë, gjithkush do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër këtë festival. Paradite filmat do të shfaqen te teatri i Korçës, “Andon Zako Çajupi”, kurse në mbrëmje tek sheshi përballë teatrit. Për herë të parë gjatë këtij festivali do të shfaqen edhe 5 filma 3D, spektatorët do të pajisen me syzet përkatëse, ose siç quhen ndryshe, syze VR, të  cilat do t’u sigurohen nga ana e Bashkisë së Korçë, e cila po tregon interes të veçantë për jetën kulturore të qytetarëve. Kjo e rriti edhe më tej kërshërinë e banorëve të qytetit të Korçës. Ndjekja e festivalit bëhet falas. Në përfundim të festivalit, ditën e premte, ora 20.00 tek sheshi përpara Kullës do të bëhet ndarja e çmimeve.

Drejtori i festivalit, Gledis Bica
Drejtori i festivalit, Gledis Bica në një konferencë për shtyp, të organizuar enkas për këtë eveniment të madh dhe të mirëprituar nga spektatori korçar, bëri të ditur detajet e këtij festivali. Filmat që do të shfaqen në Korçë janë filma të përzgjedhur, pasi në konkurimin fillestar u paraqitën mbi 800 filma me metrazh të shkurtër nga 37 vende. Gjithashtu, sipas drejtorit Bici, festivali në fjalë u paraprin për disa ditë me radhë nga programi KIDS me fëmijë të moshave nga 7-12 vjeç që realizuan filma të shkurtër dhe u njohën me teknikat e tij. Aktiviteti në fjalë mbështetet nga Bashkia Korçë, nga Ministria e Kulturës dhe nga Ambasadat Austriake dhe Franceze të atashuara në Tiranë. Ndërkohë. Drejtori i festivalit ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër, falenderoi Bashkinë e Korçës për mbështetjen e ofruar.

Zamira Kita, drejtore e Qendrës së Artit dhe Kulturës

Për drejtoreshën e Qendrës së Artit dhe të  Kulturës në Bashkinë e Korçës, Zamira Kita, është kënaqësi që ky festival solli trupa nga shumë vende të botës dhe kineastë të cilët e gjallëruan jetën e qytetit. Gjithashtu, grupeve pjesëmarrse, tha znj Kita do t’u jepet mundësia të njihen me  kulturën e qytetit të Korçës.  Për të gjitha këto arsye, ne më shumë dashamirësi i dhamë mbështetje këtij festivali, sepse mendojmë që ka shumë rëndësi në vazhdën e aktiviteteve kulturore dhe artistike të qytetit tonë, me qëllim që artdashësi ynë korçar të njihet me filmin me metrazh të shkurtër, të cilët përcjellin një domethenie të madhe, ide dhe mesazhe të forta, por të vlefshme për njerëzit.

Korça me aktivitete të shumta

Në maj të këtij viti, në qytetin e Korçës u organiza për herë të parë Festivali Folklorik “Shpirti i Ballkanit”. Edhe për këtë aktivitet  interesimi i publikut korçar ishte i jashtëzakonshëm. Gjithkush ishte kurioz të dinte çfarë vlerash folklorike do të shpaloseshin prej ansambleve folklorike të ardhura nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Ballkanasit njihen për shpirtin e tyre të ndezur, për larminë e valleve, të këngëve, melodive, riteve etj. Kërshëria u nxit edhe për shkak të miteve, legjendave, gojëdhënave, baladave etj që ekzitojnë në këto troje.  Të gjitha këto e bënë Korçën të drejtonte sytë nga Festivali Foklorik “Shpirti i Ballkanit” për të parë kush do të ishte rrëmbyesi i shkëlqimit të këtij Festivali. Një arsye më shumë për të qenë i pranishëm në këtë spektakël të madh, ishte edhe regjisorja e Festivalit, Blerta Belliu, e cila njihet për finesën, gjetjet artistike dhe kujdesin në çdo detaj.