Korça mirëpret për të dhjetin vit radhazi Festivalin e Karnavaleve

679
Për të 10 vitin me radhë, Korça ka mirëpritur Festivalin e Karnavaleve, ku personazhe të ndryshme kanë pushtuar qendrën e qytetit, ndërsa pjesë e aktiviteteve siç ndodh gjithnjë në këtë qytet ishte dhe “Birra Korça”.
Bashkë me Karnavalet, Korça hapi dhe sezonin turistik për këtë verë, që pritet të jetë e mbushur me aktivitete.
Parada shumë-ngjyrëshe e karnavaleve solli këtë viti performancën e 28 grupeve, të cilët pasi marshuan në bulevardin e Korçës kanë ofruar performancat e tyre në sheshin para katedrales.
Pjese e veprimtarive ishte dhe muzika klasike, kërcimet, ballot me maska, pa lënë pas serenatat e bukura korçare.
Korça gjate viteve të fundit është kthyer në një prej destinacioneve të rëndësishme turistike të Shqipërisë.
Sigal