Kopertina e Vogue po shkakton skandal

626
Sigal

Revista Vogue USA sapo ka publikuar kopertinën e saj të re me shtatë modele të racave, kombësive dhe përmasave të ndryshme për të promovuar diversitetin dhe revolucionin e pamjes së jashtme ku norma e re është mungesa e normave.
Në të pozojnë emrat më të njohur të modelingut sot Liu Wen, Ashley Graham, Kendall Jenner, Gigi Hadid, Imaan Hammam, Adwoa Aboah dhe Vittoria Ceretti. Gjithçka në rregull, por…prit pak! Një krah i stërgjatë i Gigi Hadid ka ngjallur menjëherë diskutime në internet. Fillon te supi i saj dhe mbaron në mesin e Ashley Graham pasi ka kaluar edhe Kendall Jenner mes tyre.
Komentuesit kanë akuzuar Vogue për një photoshop të tepruar duke e zgjatur pafundësisht dhe jonatyralisht krahun e Gigi Hadid. Mundësia e vetme për ta quajtur deri diku normale këtë foto është që gishtërinjtë të jenë të doeë së Ashley-t që ka rrethuar belin e saj, ndërsa Gigi ta ketë mbledhur të saj pas krahut të Ashley. Sërish aspak e qartë…
Komente ka pasur edhe për krahun e modeles së kolme e cila e ka lëshuar atë mbi këmbë, ndryshe nga të gjitha modelet e tjera. Aryseja sipas komentuesëve është për të mbuluar disa përmasat e saj dhe kjo pikërisht në një kopertinë që promovon format natyrale. Mirëpo Ashley është përgjigjur që e ka vendosur dorën ashtu sepse donte, askush nuk ia kishte kërkuar.
Të jetë edhe kjo puna e krahut, një zjarr i kotë komentuesish? Po mirë fillon te supi, përthyhet te bërryli pastaj…