Konsumi i ushqimeve të Fast Food-it ul mundësin për të ngel shtatzënë

565
Mbase nuk e keni menduar më herët, por ushqimi është vendimtar për të konceptuar një fëmijë. Sipas të studimeve të fundit, gratë që kërkojnë të sjellin në jetë një fëmijë duhet të rregullojnë dietën ushqimore para se të ndërmarrin këtë hap. Sipas studimeve të fundit, femrat që nuk përfshijnë në dietën e tyre frutat, perimet, por konsumojnë shpesh ushqime të thata rrezikojnë të mos ngelin shtatzënë. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Adelaide, Australi pasi morën të dhënat e afro 6 mijë grave nga Australia, Zelanda e re, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda.
Studimi u bazua në disa sondazhe për dieta ushqimore si fruta perime, pizza, pula dhe patate te skuqura, shkruan intv.al
Të dhënat tregojnë se femrat që konsumojnë tw paktwn 4 herë në një javw ushqime të thata, ju duhej më shumë se 1 muaj që të mbesnin shtatzënë dhe në disa raste më ekstreme periudha shkonte deri në 1 vit.
E përkthyer në përqindje udhëheqësi i studimit Profesor Claire Roberts raporton se femrat që ushqeheshin në mënyrë jo të shëndetshme mundësia për të mbetur shtatzënë ulej me 16%.
Ndër të tjera Roberts këshillon që femrat duhet të kujdesen për ushqimet e tyre dhe para se të nisin shtazanin pasi një dietë me cilësi të lartë përmirëson pjellorin dhe zvogëlon kohën për të mbetur shtatzënë.
Sigal