Konsullata Shqiptare çel këndin e autorëve shqiptarë në Selanik

676
Sigal

Konsullja Shqiptare në Selanik, Pavlina Evro dhe kreybashkiaku i këtij qyteti  firmosin marrëveshjen mes dy institucioneve

 

Ceremoni festive për çeljen e këndit të autorëve Shqiptarë në biblotekën e Selanikut

 

Në biblotekën qendror të bashkisë së Selanikut u zhvillua  ceremonia festive me rastin e nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimin ndërmjet konsullatës së përgjithshme të R. SH. në Selanik dhe bashkisë Selanik, për pasurimin e fondit të kësaj bibloteke me këndin e autorëve më të mëdhenj Shqiptarë si dhe krijuesve të Diasporës, në gjuhën shqipe. Merrnin pjesë intelektualë grekë dhe shqiptarë, miq të librit, deputetë të parlamentit Helen, autoritete të pushtetit lokal. Një ide e përbashkët e znj. Pavlina Evro Ylli dhe kryetarin e bashkisë së qytetit, z. Joani Butari, e nisur, përpara dy vjetësh u finalizua mbrëmë me çeljen e këndit dhe leximin nga përkthyesi, aktori, regjisori Arqilea Garo dhe aktores Raimonda Aleksi, në gjuhën shqipe dhe greke, të disa krijimeve të përzgjedhura. Një ndihmesë të veçantë dhanë: zv. Kryetari i Bashkiss per Kulturen dhe Artin, znj. Kristidhu, Presidenti i Unioni të Gazetarëve Shqiptarë, z. Aleksander Cipa, shtëpitë botuese:”Dritëro Agolli,” Onufri”, “Naimi” me drejtuesit e tyre, Elona Agolli, Bujar Hudhri, Naim Zoto. Në fjalën e saj znj., falenderoi të gjithë aktorët, të cilët mundësuan realizimin e kësaj ideje përparimtare dhe uroi çeljen e këndeve të tilla, të dijes edhe në bashki të tjera në greqinë e veriut dhe pse jo çeljen në biblotekën e Tiranës, Shkodrës, Korçës, këndin e librit të autorëve më të mëdhenj Helen në greqisht.