Konsujt e Nderit. Në 3 vite Shoqata, bilanc mbresëlënës dhe rritje roli

Në mbledhjen e Asamblesë së anëtarëve, Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri ka vendosur prioritetet e punës për vitin 2017. Në tri vitet e ushtrimit të funksionit të saj, Shoqata e Konsujve të Nderit në këtë mbledhje evidentoi një bilanc të vlerësueshëm të punës së bërë në sektorin e diplomacisë, por edhe në bashkëpunime të tjera politiko-ekonomike mes vendeve respektive.

TIRANË – Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri, zhvilloi mbledhjen e forumit më të lartë të saj, Asamblenë e anëtarëve për të caktuar objektivat e punës gjatë vitit 2017.

Ky është një takim vjetor që shërben si një analizë të arritjeve dhe punës por edhe për sfidat përgjatë këtij viti.

Në qendër të diskutimeve në Asamblenë e Shoqatës së Konsujve të Nderit ishte rritja e rolit të Konsullit, në diplomacinë ekonomike dhe në sektorë të tjerë të vendit në atë politik, ekonomik për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve të shteteve respektove, duke ndikuar në potencialin ekonomik apo turistik të këtyre vendeve.

Në tre vitet e ushtrimit të funksionit të saj, Shoqata e Konsujve të Nderit shënoi një bilanc të vlerësueshëm të punës së bërë, me tryeza diskutimesh me personalitetet më të larta të vendit, Ambasadorë dhe grupet e interesit, si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Shoqatës së Konsujve të Nderit vijojnë t’i bashkohen Konsuj të tjerë duke përfaqësuar interesat e pritshmëritë e vendeve respektive dhe duke afruar politikat për rritjen e bashkëpunimit të tyre me institucionet, komunitetin dhe të gjithë grupet e interesit.