Sigal

Olsi Beçi: Fotografia është një çast nga jeta, “përjetësimi” i një momenti nëpërmjet objektivit të aparatit

Olsi Beçi (Fotograf, film-maker)

Konkursi “Tirana Photo Festival”, sukses i ri për artin e fotografisë në vendin tonë

Fotografia për mua është një çast nga jeta, “përjetësimi” i një momenti nëpërmjet objektivit të aparatit. Është një lloj “komunikimi” me botën e jashtme, me natyrën, ngjarjet, njerëzit dhe çdo gjë tjetër përreth nesh. Kjo është motoja ime në profesion, të dhurosh një pjesë nga mendja e ndjenjat dhe, pikërisht, këtë jam munduar të shpreh edhe në eventin e parë të fotografisë që organizohet nga DMO Albania, ( Destination Management Organization) në postin e kuratorit. Është një iniciativë që siç thotë dhe Nënë Tereza, janë gjëra të vogla që bëhen me dashuri shumë të madhe. Festivali në vetvete kishte si qëllim të angazhonte të rinjtë në formën e një konkursi fotografie për të treguar pak më shumë për qytetin e Tiranës me këto tematika:

Natyra në Tiranë,

Njerëzit e Tiranës dhe foto të qytetit.

Tirana ka një sipërfaqe gjeografike 1200 km katrore, ku është ndërthurur kultura me bukurinë natyrore dhe historike. Ekspozita është hapur në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të shohin fotot më të bukura të qytetit në një vit.

Inagurimi u mbajt, në datën 1 nëntor dhe gjithçka ishte një sukses, falë perkushtimit e të gjithë stafit arganizues që punuan në çdo detaj.

Ishte juria profesiniste që zgjodhi dhe fituesit e cila perbehej nga: 

Leon Çika – fotoreporter i Agjencisë “Reuters”

Gent Shkullaku – fotoreporter i AFP

Roland Tasho – një nga fotografët më të mirë të Tiranës

 Kuratorë:

Albert Cmeta – (Fotograf i natyrës) autori i Albumit #TiranaThroughLens

Olsi Beci – (Fotograf, filmmaker)

Lektore fotografie:

Alla Simacheva – (Fotografe ruse)

 

Përzgjedhja e 100 fotove nuk ishte e lehtë, pasi ishin 7000 foto nga ku u seleksionuan 100 dhe pati 3 fitues. Fitues i vendit të parë për kategorinë e qytetit ishte Ergys Baki; Fituesi i dytë në kategorinë e Natyrës ishte Endi Bulku dhe fituesi i vendit të tretë për kategorinë e njerëzve ishte Eva Shyti. Kur është bërë seleksionimi i fotove sigurisht unë dhe kolegët e mi nuk ishim në dijeni se kush ishte autori i fotos në mënyrë që të ishim sa më transparente ndaj të gjithëve. Ajo që më bëri përshtypje ishte fakti që fotot ishin të nivelit të lartë artistik, ku as nuk mund të bëhej diferenca, nëse ishte foto e bërë nga fotograf profesionist apo amator. Fotot janë realizuar me smartfonë, kamera profesionale ose edhe me dronë. Jam i lumtur për pjesëmarrjen e madhe dhe interesin për artin e fotografisë dhe do dëshiroja të kthehet në një traditë. Vizitorët ishin nga të gjitha moshat si dhe turistë të huaj që shprehen, se ishin mahnitur nga talenti i brezit të ri dhe bukuria shumë-ngjyrëshe që ka Tirana. Sipas këndvështrimit tim vura re, se fotografitë nuk kanë ngelur në kuadrin e panoramikës, por janë artistike në zgjedhjen e këndvështrimit të detajeve, kanë një kuptim, nuk janë thjeshtë panorama. Përveç fotografive rastësore kishte dhe fotografi të menduara me subjekt. Kjo ekspozitë është një vlerë e shtuar e kryeqytetit tonë, një konkurs fotografie ku marrin pjesë, jo vetëm fotografë vendas, por 10 përqind e konkurentëve janë të huaj, ku është gërshetuar arti i fotografimit më pasionin për ta realizuar atë nëpërmjet bukurive të Tiranës. Një moment tjetër i bukur ishte dhe prezenca e fotografëve më të mirë në Tiranë, ku ishin të ftuar për të diskutuar me njëri tjetrin mbi tematikat e ndryshme rreth artit të fotografisë, dhe secili prej tyre ndau eksperiencën e tij profesionale. Ky vend ka shumë artistë të talentuar që punojnë me shumë pasion.

Workshop, Leksione mbi fotografinë ishte nje tjetër moment i festivalit që pati rëndësi të veçantë, pasi iu dha mundësi të gjithë të rinjve që janë të apasionuar pas fotografisë të mësojnë me teori dhe praktikë, se si bëhet një foto profesionale.

Workshopi zgjati 3 ditë nën drejtimin e fotografes ruse, Alla Simacheva, në të cilin pjesëmarrësit ishin shumë të interesuar dhe dëshironin për të mësuar rreth bazave të fotografisë

Disa nga tematikat që u trajtuan ishin:

-Teori, leksion,

-Bazat e fotografisë.

-Opsionet manuele të kameras lidhja mes aperture, shutter and iso. Të shohësh dhe ndjesh dritën

-Kushtet më të mira për të bërë foto:

-Disa këshilla se si të punosh me dritën e fortë në mesditë etj

Workshopi është mbylluar me diskutime për gabimet që bëhen më shumë gjatë fotografimit dhe janë zgjedhur punët më të bukura fotografike të pjesëmarrësve.

Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme si për mua por edhe për të gjithë që u bënë pjesë e “Tirana Foto Festival”, pasi me anë të fotografisë u dha mundësi për të shprehur fjalët, të cilat vështirë thuhen me zë.

Nje foto është shumellojshmëri ndjenjash dhe emocionesh.