Konkurrenca është gjë e mirë, të punosh më shumë e të përmirësosh vetveten

585
Kur bukuria gërshetohet me zgjuarsinë, formohet një emër, Violeta Taçi. Ajo është simbol i femrës ambicioze, elegante dhe plot energji. Kontaktova me Violetën për të bashkëpunuar për intervistën, ajo u përgjigj më shumë mirësjellje dhe gatishmëri, ndonëse koha e saj ishte tepër e limituar. Një femër sharmante, plot finesë ku afrohet drejt tavolinës time. Ishte pikërisht siç e shohim në klipe dhe skenë, e kuruar dhe e kujdesshme deri në detajin më të vogël për imazhin e saj.
-Disa detaje që, ende nuk i dimë si p.sh vendlindja e horoskopi …
Unë jam mirditore, kam lindur në Rubik dhe i përkas shenjës Peshqit. 
-Tashmë jeni një këngëtare e spikatur, a mendon se ndihesh shpesh e komplimentuar nga admiruesit e tu, në veçanti meshkujt? 
Mund të them që adhuruesit e mijë janë edhe meshkuj edhe femra . Mua më pëlqejnë komplimentat sidomos kur ato vijnë në adresën e këngës time. 
-Jo vetëm puna, por, a mendon se ke bërë për vete ndonjë djalë simpatik?
.. No comment! 
-Heshtja…mos doni të thoni që ndiheni e dashuruar? 
Kalojmë në pyetje tjetër…Nuk dua të flas gjatë për jetën private. 
-Artistët mbajnë gjëra sekrete të shpirtit? !
Mbase! Do të publikoj gjithçka, kur të marr një vendim në momentin e duhur që unë e gjykoj të arsyeshme. 
– A shpenzoni shumë për look-un? 
– Besoj se harxhoj shumë. Po, shumë. I kushtoj një rëndësi të madhe pamjes së jashtme. Më pëlqen e bukura, ndaj dhe shpenzoj shumë për veten time. 
– Keni qenë pjesëmarrëse në ‘Top Fest’ Cilët ishin bashkëpunëtorët ? 
– Po, isha pjesëmarrëse me këngën “Ishe gjithçka” një prodhim i Ëhite House.
-Këngëtaret duan një trup perfekt. Sa dhe si kujdeseni për linjat?
Normale që dua një trup perfekt. Për të mbajtur linjat perfekte merrem me not dhe mund të them e kam sportin tim të preferuar. 
-Vera ka kohë që ka trokitur a do të bëni pushime dhe ku mendon ti bësh ato? 
Pushimet janë të domosdoshme, por akoma nuk e kam vendosur se ku do t’i kaloj ato, sepse vazhdoj të jem e obliguar me aktivitet artistike. Besoj që do t’i bëj ato edhe në Shqipëri edhe jashtë, si gjithmonë … 
-Ju dhe familja, a të ka inkurajuar ajo në rrugëtimin tuaj? 
Pa diskutim, shumë. Pa familjen dhe prindërit e mi, unë nuk do kisha arritur deri këtu. 
-Viola dhe xhelozia, a jeni xheloze? 
Nuk jam …Sepse nuk e ndjej veten time inferiore. Them që deri më tani gjërat më kanë shkuar vaj.
– A keni një këshilltar apo këshilltare para se të dilni në ekran apo dhe në koncerte?
-Imazhi është tejet i rëndësishëm sidomos kur je person publik. Unë nuk mendoj vetëm për veten time, por mendoj edhe për të gjithë ndjekësit që mund të frymëzohen nga stili im. Mundohem që në çdo dalje të jem e kuruar ne detaje, e veshur me shije dhe pa devijuar nga stili im modern. Sigurisht që këshillohem edhe me stilisten time, Senida Divintari të cilën gjej rastin ta përshëndes . 
-Kush është e veçanta e zërit tuaj që jeni kaq e kërkuar?
Unë kam karakteristikat e zërit tim. Sapo fillon kënga, publiku pa më dëgjuar akoma zërin e kupton që është Violeta. Shembull, kur dëgjon këngët e Michael Jackson, ti e kupton që është ai akoma pa filluar akoma kënga. Qëllimi im është krijimi i një imazhi që mua më dallon dhe më bën të veçantë dhe këtë gjë besoj se po ia arrij.
Ky zë del qartë dhe në albumin e ri?
Sigurisht. Dëgjoni albumin e ri dhe bëni krahasime me muzikën që sot lançohet në tregun shqiptar dhe do ta kuptoni këtë që po them. Kushdo që më ka dëgjuar njëherë më dallon lehtë. 
-Keni ndonjë peng në jetë ?
Peng?! Në jetë fatmirësisht nuk kam pasur ndonjë peng. Jeta ime ka rrjedhur ashtu si e kam dashur, sigurisht qe ka gjëra të vogla të parëndësishme por po të mos kishin qenë këto gjëra të vogla do të thoja që nuk kam jetuar… Në jetë është bukur të provosh gjithçka! Jetën e kam përpara që të mos më ngelet asnjë peng. 
-Thuhet se mes këngëtareve ka shumë xhelozi, po miqësi a ka?
Në jetën e artistit të gjitha egzistojnë. Por konkurrenca është gjë e mirë, pasi të shtyn të punosh më shumë e të përmirësosh vetveten. 
-Projektet e afërta?
Kam edhe ca plane të tjera, por që dua t’i lë surprizë për publikun e gjerë …
Sigal