Konferencë Internacionale për të drejtat e njeriut, këngëtarja Alida Hisku, e ftuar nderi

547
Në datat 13-14 mars (premte e shtune), 2015, në Bon të Gjermanisë u zhvillua Konferenca Internacionale për të Drejtat e njeriut. Në këtë konferencë, Shqipëria përfaqësohej nga një delegacion i veçantë në përbërje të së cilit ishte dhe këngëtarja e mirënjohur Alida Hisku. Duhet theksuar se ajo së bashku me bashkëshortin e saj Thomas Keune ishin të ftuarit e nderit. Në gjithë aktivitetin, ajo dallohet qartë me veshjet e saj karakteristike me simbolet e flamurit shqiptar. Në tërë aktivitetin, ajo ishte pranë Prof. Dr. Thomas Schirrmacher, Presidenti i Konferencë si dhe President për te gjitha organizmat Internacionale të të Drejtave të njeriut në Botë. Duhet theksuar pjesëmarrja e delegacionit kosovar në këtë Konferencë, i cili kryesohej nga z. Halit Gashi njëkohësisht dhe kryetari i IGFM Kosovë. Në përbërje të delegacionit shqiptar ishte dhe z. Mark Palajn, kryetari i IGFM së Shqipërisë.