Koncerti i Ariana Grande “One Love Manchester” për nder të viktimave grumbullon 12 milionë dollarë

506
Koncerti “One Love” në Mançester ishte madhështor në disa aspekte, duke sjellë hitet më të bukura nga yjet më të njohura e përplot emocion tek fansat e tyre.
E natyrisht që ka sjellë edhe të mira material të majme.
Sipas burimeve të TMZ, deri më tani ky koncert ka grumbulluar 12 milionë dollarë, shifër kjo që pritet të rritet.
Gjithashtu është bërë e ditur që shuma e parave nga ky koncert bamirës do të jetë e mjaftueshme për kujdesin viktimave të sulmit të Mançesterit.
Në këtë koncert ishin pjesëmarrës rreth 55 mijë persona, edhe pse qeveria britanike kishte paralajmëruar për një sulm tjetër të mundshëm.
Sigal