Kompania Apple së shpejti do të sjellë atë që të gjithë duam

516
Sigal

Kompania lider në treg, Apple, është duke studiuar të gjitha mundësitë për të arritur objektivin e radhës: karikimin e smartphone-it vetëm nëpërmjet wireless-it, pa patur nevojën e fishës klasike që përdorim zakonisht.
Burime pranë Apple-it bëjnë me dije se kompania po punon për të marrë patentën që do t’i lejojë ndërtimin e një sistemi të tillë, i cili shton shpresat se për të patur gjithmonë bateri në Iphone-in apo Ipad-in tonë, nuk duhet të kemi me vete karikuesit e bezdisshëm pa të cilët s’bëjmë dot.
Por si mund të funksionojë një gjë e tillë? Apple-i po shqyrton mënyra alternative për të karikuar telefonin nëpërmjet valëve të wireless-it. Thuhet telefoni se do të mund të karikohet nëpërmjet një fushe të vogël magnetike, e cila përçon energji midis 2 pajisjeve, mjafton vetëm që objektet të jenë në një afërsi të caktuar.
Gjithsesi, përdorimi i kësaj metode nuk është specifikuar ende me detaje. Thuhet se kjo lloj teknologjie do të prezantohet në përvjetorin e 10-të të kompanisë, por ende asgjë nuk është konfirmuar nga vetë ajo.