Sigal

Dje hapi siparin Festivali Ndërkombëtar i Teatrove 2018, ku marrin pjesë 14 trupa teatrore nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia me shfaqjen e komedisë “TAG” të Bashkim Hoxhës dhe regji të Andia Xhungës, të cilët hynë në histori, duke ngjitur në skenë shfaqjen e parë në këtë teatër.

Komedia e dramaturgut Bashkim Hoxha korri sukses, sepse  secili gjen vetveten në dialogët e përshkruar me mjeshtëri të bashkëbisedimit në facebook me deputetin (kryeministrin), si edhe interpretimi mjaft i arrirë i aktorëve.

Dramaturgu Bashkim Hoxha dhe regjisorja Andia Xhunga kanë ditur të gërshetojnë të sotmen dhe nostalgjinë e së djeshmes, me muzikën dhe imitimin nga komedia “Zonja nga Qyteti”.

Dramaturgu Bashkim Hoxha, pas shfaqjes tha: Ndjej kënaqësi që komedia ime TAG çeli festivalin mbarëkombëtar të teatrit. Drejtori i “Telegraf” Ëngjëll Musai i pranishëm në këtë shfaqje thotë: “Komedia e dramaturgut Bashkim Hoxha është vetë realiteti që jetojmë i ngritur në art dhe me art”