Komedia “Njeriu Hibrid”, i Pirro Manit, në “Netëve të Leximit të Dramës Shqipe”

773
Sigal

Nesër në Teatrin Kombëtar në  orën 19:00 në kuadër të “Netëve të Leximit të Dramës Shqipe” do të lexohet vepra “Njeriu Hibrid” me autor Pirro Manin. Komedinë e tij të parë të titulluar “Turneu” në vitin 1988, autori Pirro Mani ja besoi studentit të tij, Spiro Duni. Sot ata bashkëpunojnë për herë të dytë me komedinë “Njeriu Hibrid”. Si kurator i këtij leximi publik, si student dhe si bashkëpunëtor i këtij personaliteti të shquar, regjisori Spiro Duni është shprehur kështu: Në respekt të Pirro Manit, të një nga njerëzve më të rëndësishëm të teatrit është detyrimi i yni për të nderuar këtë burrë që jetën ia kushtoi Teatrit Shqiptar. Vepra “Njeriu Hibrid” është një farsë që stigmatizon dogmatizmin komunist, duke na paraqitur njerëz pa shtyllë kurrizore të asaj kohe, por me artin e një mjeshtri të skenës që s’dinte të bënte asgjë më mirë se, “Teatër”.

 Spiro Duni