Kolec Traboini: Skandali i teveqelëve të Ministrisë së Kulturës

838
350 milion lekë të reja në tym përkthimesh nga letërsia e huaj kur letërsia e huaj e ka mbytur librin shqip. Kjo është një masakër! Lexoni e mos besoni çfarë bën Mirela Kumbaro që në veprime ngjet aq shumë me talibanët e Afganiztanit kur shguli pllakën përkujtimore të Kinostudios. Me paratë e ministrisë gjoja në fond të Teatrit Kombëtar u ndanë gjysmat, 34 milion lekë për vëllain e ministres dhe ja dhe kë mbështet ministrja e kulturës shqiptare që nuk ka asnjë lidhje me kulturën e artin shqiptar të cilin e urren si një snobe e vërtetë. 
Ja dhe lista e sponsorizimeve të Ministrisë të Kulturës, marrë kjo nga faqja e poetit Sulejman Mato.
K.P. Traboini
16 mars 2015
Kjo ështe lista e atyre librave për të cilat ministrja Kumbaro, përmës gjoja projekteve, hedh në erë 350 milione lekë të reja, për përkthimin e tyre.
Nuk di që asnjë shtet tjetër të financojë përkthimin e librave të huaja, ndodh e kundërta, financohet përkthimi i autorëve vendas në gjuhe të tjera.
1 .The sëeetest dream – anglisht Doris Lessing/Taulant Hatia
2.Dudaj – anglisht Salman Ruzhdie/Alina Karaulli
3. Odeon- Përmbledhje shërbimesh – frëngjisht Samuel Beckeç/Idlir Azizaj
4.Fan Noli. Në Kërkim të kohës së humbur – frengjisht Marcel Proust/Edit Dibra
5.Pegi Lord Jim – anglisht Joseph Conrad/Zef Simoni
6.Pika pa sipërfaqe. Pavdekësia – frengjisht Milan Kundera/Balil Gjini
7.Dituria Numero zero – italisht Umberto Eco/Ledia Dushi
8.Zambaku Anatomia e re – rusisht, Danjill Harms/Agron Tufa
9.M&B Spoon river anthology – anglisht Edgar Lee Masters/Çelo Hoxha
10.Fjala Nesër në betejë mendo për mua – spanjisht Javier Marias/Shpëtim Doda
11.Ombra GVG Përbetimi i të fuqishmëve – italisht Carlo A. Martigli/Parid Teferiçi
12.Argeta LMG Zgjimi dhe rrëfime të tjera – anglisht Kate Chopin/Manjola Nasi
13.Albas Peisazhe pikturuar me çaj – serbisht Milorad Pavic/Ben Andoni
14.bas Bija e varrmihësit – anglisht Joyce Carol Oates/Luljeta Lleshanaku
15.Toena Detektivët e egër – spanjisht Roberto Bolaῆo/Bajram Karabolli
16.EDFA Dëshmitari i një shekulli – anglisht George Seldes/Meri Lalaj
17.Botime Nacional Poezi të zgjedhura Blaise Cendrars/Anton Papleka
18.Zenit Këngët e Maldororit – frengjisht Isidore Lucien Ducasse/Romeo Çollaku
Sigal