KLSH dhe roli i SAI-ve në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit

522
The Role of Supreme Audit Institutions in Combatting Fraud and Corruption
Roli i Institucioneve Supreme Audituese në luftimin e Mashtrimit dhe Korrupsionit
Network of SAIs of EU Candidate and Potential Candidate Countries and the European Court of Auditors
Rrjeti i Institucioneve Supreme të Auditimit të Vendeve Kandidate të BE-së dhe vendeve kandidate potenciale dhe Gjyqi Evropian i Auditorëve 
14-15 June, 2017
14-15 Qershor, 2017 
Hosted by SAI of Albania
Organizuar nga SAI i Shqipërisë
Korrupsioni më së shpeshti përcaktohet si keqpërdorimi ose abuzimi me detyrën për përfitime private. Korrupsioni vjen në forma të ndryshme dhe një sërë sjelljesh të paligjshme, siç janë ryshfeti, mashtrimi, nepotizmi, falsifikimi i të dhënave, vjedhja dhe përvetësimi. Korrupsioni shkakton dëme të mëdha për institucionet publike duke filluar nga humbja financiare, nga humbja e performancës organizative, nga reputacioni dhe besueshmëria.
Institucionet Supreme të Auditimit janë një nga lojtarët kryesorë në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit. Me mbikëqyrjen e financave publike dhe rolin e tyre në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin publik ata luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për qeverisje të mirë. Megjithatë SAI-t kanë mandate të ndryshme në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit dhe përballen me sfida domethënëse në përmbushjen e pritshmërive të palëve të interesuara kur është fjala për parandalimin, zbulimin dhe raportimin e mashtrimit dhe korrupsionit.
Rrjeti i Institucioneve Supreme të Auditimit të Vendeve Kandidate të BE-së dhe vendeve kandidate potenciale dhe Gjyqi Evropian i Auditorëve (Rrjeti) ka identifikuar në planin e tij të punës nevojën për një event i cili do të shqyrtojë rolin e Institucioneve Supreme të Auditimit në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit.
Objektivi i tryezës së rrumbullakët
Objektivi i tryezës së rrumbullakët është krijimi i një platforme për diskutim në mesin e Rrjeteve të SAI-ve për rolin e tyre në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit, sfidat me të cilat ballafaqohen për ta bërë këtë dhe përmbushjen e pritshmërive më me rëndësi të palëve të përfshira.

Tryeza e rrumbullakët do të shqyrtojë pritshmëritë e përcaktuara për SAI-të në ISSAI. Kjo tryezë do të marrë në konsideratë të dyja standardet që KLSH-të udhëheqin nga shembulli në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit, duke respektuar standardet etike të kërkuara, si dhe njëkohësisht punën dhe raportimin që kërkohet të zbatojnë për të parandaluar dhe zbuluar mashtrimin dhe korrupsionin.

Diskutimit gjithashtu do ti shtohen shembujt e praktikës nga shtetet anëtare të BE dhe SAI të rrjetit, për të identifikuar shembuj të mundshëm të praktikave të mira nga të cilat SAI-të mund të ndërtojnë mbi kapacitetet e tyre ekzistuese dhe të gjejnë zgjidhje potencialisht të aplikueshme. Kjo do të konsiderojë

• Si SAI-t mund të mbajnë dhe sigurojnë integritetin e tyre
• Roli i SAI-ve në parandalimin kundrejt zbulimit
• Bashkëpunimi me institucionet e tjera të përfshira në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit
• Bashkëpunimi midis SAI-ve në luftën kundër mashtrimit dhe korrupsionit

Pjesëmarrësit inkurajohen të jenë pjesë aktive në tryezën e rrumbullakët dhe të kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave dhe pikëpamjeve në bazë të përvojave të tyre specifike. Prezantimet që do të ofrohen në fillim të çdo seance do të jenë rreth 20 deri në 25 minuta dhe agjenda do të menaxhohet në mënyrë fleksibël për të mundësuar kohë të mjaftueshme për diskutim.
Sigal