Klodiana Hasani: Më bën të lumtur harmonia e familjes time dhe më nervozon ligësia e njerëzve…

934
Sigal

Energjike, sexy dhe me shumë adrenalinë. Kjo është Klodiana, këngëtarja simpatike e cila po korr sukses në fushën e muzikës të vendit tonë. Në këtë shërbim fotografik paraqet një imazh të përkryer të femrës së kohës, realizuar nga fotografi i talentuar Fani Aliko. Një buzëqeshje rrezëllitëse, sy që shkëlqejnë dhe një fytyrë që transmeton vetëm mirësi. Është një kënaqësi të bisedosh me një artiste si Klodiana . Edhe mënyra se si ajo flet, duket sikur po dëgjon një melodi. Me çiltërsi më tregon për jetën e saj, dashuria për familjen, klipin e fundit si edhe impenjimet aktuale. Një nga femrat më të bukura shqiptare, por më shumë se kaq ajo është një nga njerëzit më të mirë… Lexim të këndshëm!

– Do na tregosh pak kush është Klodiana, çfare ka bërë deri më tani dhe si iu fute botës së muzikës?

 Përshëndetje lexues, unë quhem Klodi dhe vij nga qyteti i Pukës. Muzika ishte pasioni im më i madh qysh në fëmijëri dhe tashmë një ëndërr e kthyer në realitet. Së fundi kam lancuar klipin tim më të ri, “Nuk më the lamtumirë”
– E kujt kë qenë ideja e këngës dhe a ishe e sigurt për suksesin e klipit, ashtu si edhe për këngën?

Ideja ishte e imja, por falënderoj edhe bashkëpunëtorët e mi, në veçanti Max Production
– E ke arritur suksesin që ke dëshiruar kohë më parë?

 Mendoj se po.
– 24-orëshi i Klodianes, si është?

Shumë i ngarkuar me pune në studio e aktivitete muzikore.
– Pushimet më të bukura që kë bërë?

Në bregdetet e Greqisë.
– A e konsideron fat pamjen tënde të këndshme, apo do të më thuash sloganin që përdorin të gjitha, pamja të ndihmon po nuk është gjithçka?

 Në radhë të parë është gjenetike, mendoj unë, pastaj mosabuzimi kurrë me ushqimin apo pijet alkoolike. Këto janë kryesoret për të pasur një fizik në formë.
– Muzika është po aq e bukur sa edhe e vështirë. Ti vetë ku e sheh të bukurën dhe ku të vështirën?

Sepse në ditët e sotme bota e muzikës është jashtëzakonisht konkurruese .
– Cila është mënyra më e mirë për të nisur një ditë të re?

Ta nisësh me muzikë dhe ritëm ..
– Kush e përbën familjen tënde?

Prindërit e mi të dashur, vëllezërit e mrekullueshëm dhe motra, të cilët i përshëndes.
– Udhëton vetëm apo me shoqëri?

Nuk para udhëtoj vetëm pasi udhëtimet e mia në të shumtën e rasteve janë udhëtime pune.
– Je nga ato vajzat që zgjedhin apo nga ato që presin të jenë të zgjedhura?

 Të dyja rastet.
– Je xheloze?

 Aspak.
– Sa e sigurt ndihesh në vetvete? Çfarë të bën të ndihesh e tillë?

 100%, e sigurt sepse i di aftësitë e mia

– Sa arrin të ndjekësh trendet e reja të modës?

Sigurisht që edhe unë përshtatem.
– Cili ka qenë harxhimi i fundit për veshje?

Disa ditë më parë, shoping pranë një qendre tregtare.
– Dukesh qe je e angazhuar shumë, a gjen kohë të lirë për shoqërinë, veten, familjen?

Varet nëse jam e përgatitur me kohën.
– A po troket dikush në portën tënde të dashurisë apo tashmë ka trokitur?

 No komment.
– Cila është gjëja e parë që të vjen në mendje sapo hap sytë në mëngjes?

 Ta filloj ditën me shumë buzëqeshje e energji pozitive.
– Cila është ajo gjë që e vlerëson më shumë tek vetja?

Këmbënguljen dhe ambicien.
– Çfarë muzike dëgjon për qejfin tënd?

Muzikë të huaj.
– Çfarë te bën të lumtur dhe çfarë te nervozon?

 Më bën të lumtur harmonia e familjes time dhe më nervozon ligësia e njerëzve.
– E ke pasur ëndërr që të jesh e njohur në publik?

Po, pse jo!
– Facebook është bërë një urë komunikimi sot në gjithë botën. Sa e lidhur je me të?

Absolutisht që po, pasi është një trend që është shumë i preferuar nga të gjithë.
– A mund të ndikojë shoping-u në humorin tënd?

 Normalisht që po.
– Sa e shpërblyer ndihesh në planin profesional?

Mendoj se jam mirë me çfarë kam arritur por kurrë nuk kënaqem me pak.

 Albert Z. ZHOLI