Klik Ekspo Group sjell në Pallatin Mbretëror elegancën italiane nga Luca Paolorossi

314
E bukura do të shpëtojë botën
Eleganca e pagabueshme e Luca Paolorossit, me një sfilatë si rrallëherë është parë në Pallatin Mbretëror, me të cilin çeli Ceremoninë e Inaugurimit të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group – UFI Approved Event. Marka markixhane, me synime afatgjata për të hapur atelienë e parë në kryeqytetin shqiptar, befasoi të ftuarit e përzgjedhur, me kostumet e modës së lartë për meshkuj. Stilisti nga Filottrana ishte protagonist i shfaqjes së rrallë në prani të personaliteteve të komunitetit të biznesit, medias, trupit diplomatik dhe sipërmarrësve ndërkombëtarë. Luca Paolorossi, i vetmi stilist italian i ftuar në eventin ndërkombëtar, ia kushtoi sfilatën figurës së Enzo Ferrarit, babait të “Rossa-s”, historia dhe reputacioni i të cilit, si sportist dhe kavalier i guximshëm i industrisë janë vlerësuar në mbarë botën. Stilisti e quajti “EF” koleksionin e tij të veshjeve për meshkuj, në nderim të il Drake – Ing. Enzo Ferrari.

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe krenar për ftesën e marrë nga organizatorët e këtij panairi prestigjioz dhe që jam i vetmi dizajner italian në pasarelën e sotme për të prezantuar këtë koleksion”,-tha në fjalën e tij përshëndetëse Paolorossi tejet i emocionuar. Kam parë një vend që rrugëton me energji, dinamizëm dhe optimizëm dhe që ka ditur të vlerësojë cilësinë sartoriale të shkollës italiane dhe mbi të gjitha Markiane, për të cilat unë jam mbështetës dhe dëshmitar absolut. Gjatë udhëtimeve të mia në Tiranë isha në gjendje të admiroj përshpejtimin e një populli dhe të një ekonomie tërheqëse: Rrugët, infrastrukturat, qendrat kulturore duken shumë optimiste në sytë e njerëzve. Shpresoj që marrëdhëniet mijëvjeçare të shkëmbimit kulturor të vazhdojnë edhe falë kontributit tim të mjeshtrit të cilësisë, i cili sheh me simpati të madhe zhurmën e këtij kombi shumë të ri dhe plot histori“

“Gjithçka lindi nga pasioni për të bukurën dhe ambicia largpamëse. Fillova të punoj që në moshën 13 vjeçare; gjatë javës mësoja zanatin në rrobaqepësinë e tim eti, dhe të shtunave ndërsa miqtë e mi, shkonin të luanin, unë kërkoja nëpër fabrikat aty pranë xhins të përdorur, i rregulloja, dhe më pas i shisja sërish në treg. Vetë jeta është një garë për të arritur nje objektiv te caktuar, dhe unë jam krenar për origjinën time prejt artizani, por kultivoja brenda meje dëshirën për të parë përtej, dhe jo vetëm gjeografikisht. Modelet e mi ishin ata që udhëtonin me jet privat, nga Cortina, Capri, Montecarlo, Sant Moritz, Sait Barth. Gjatë këtyre viteve, mendoj se kam arritur diçka, por nuk ndalem, asnjëherë.” – thotë Luca.