Klik Ekspo Group prezanton sipërmarrësit e rinj në industrinë e modës dhe Fashion

612
Në ditën e dytë të Panairit të Tekstilit dhe Modës, Klik Ekspo Group ka sjellë në pasarelë një star-up të të rinjve të apasionuar pas industrisë se modës, duke i përkrahur në nismat e tyre fillestare në botën e biznesit dhe hedhjes në treg të ideve dhe produkteve të tyre. Onus është një kompani startup e drejtuar nga të rinjtë që sapo janë hedhur në fushën e modës Pret-a-Porter me produkte të freskëta e rinore. Fiordi drejtues i start-up Onus rikthen traditën familjare të një prej salloneve të parë në qytetin e Tiranës, si një atelie projektimi dhe prodhimi konfeksionesh të cilësisë se lartë. Linja e stilimit të ateliesë ishte e bazuar në tekstile; si mëndafshi, tyli, krem-kadife, tafta dhe copa të tjera të veçanta. Selia e ateliesë ishte e vendosur në zonën e Rrugës së Elbasanit. Tekstilet merreshin kryesisht nga Italia dhe Franca, të cilat zgjidheshin nga vetë Jonuzi, drejtuesi i Ateliesë. Atelieja u përqendrua totalisht në veshje për femra, me modelime të veçanta, që përcillnin klas dhe fisnikëri. Gjithashtu, Princeshat e Familjes Mbretërore të kohës, kanë qenë kliente të rregullta të ateliesë. Në vitin 2016, Fiordi, vendos të rizgjojë rrënjët dhe trashëgiminë e lënë nga Stilisti i madh Jonuz Pernaska, duke rihapur Laboratorin e Modës, të quajtur ONUS (lidhur me vete emrin e Jonuzit dhe me domethënien “Obligim” , “Forcë”), për të përcjellë pasion e talent në këtë fushë, edhe për brezat e tanishëm. Markat rinore dhe plot hijeshi janë OnusViolet Onus OnusGold.
Sigal