Klik Ekspo Group finalizon me sukses nismën ‘Tekstil & Fashion Show’

716
“Klik Ekspo Group i çel këto nisma, më 8 qershor, në përkim me një ditë të shënuar: Dita e Ekspove të mbarëbotshme (Global Exhibitions Day). “Inkurajo profesionistët e industrisë së panaireve dhe frymëzo brezat e ardhshëm”. Kjo moto vlen edhe për vendin ku jetojmë e punojmë, ku ndërtojmë evente e thurim ëndrra, ku buzëqeshim e festojmë me fitoret e vërteta, por edhe dëshpërohemi nga evente të ushqyera nga mediokriteti. Le të kontribuojmë për të bashkëpunuar më tepër në emër të progresit dhe ëndrrës së bukur të fëmijëve tanë për një Shqipëri të njëmendtë europiane”, CEO e Klik Ekspo Group Znj. Elona Agolli. 

FESTIVALI I TEKSTILIT DHE I MODËS

Shoqata Helene e prodhuesve të Tekstileve prezantoi 8 kompanitë anëtare prodhuese të konfeksioneve të gatshme dhe pëlhurave si Vamp sa, S. Haritidis SA “REFLEX”, Computer Life Sa, Europe Knitting, disa prej të cilave si Veto, kanë tashmë tregjet e tyre në Shqipëri. Të pranishëm gjithashtu prodhues nga Bosnja Hercegovina: si Alma Ras, përballë sipërmarrësve “Made in Albania” prodhues me qark të mbyllur ndër të cilat Mali Shpk, AM Textile, etj. Për tu përmendur nisma e promovimit të EcoFashion përmes sfilatave me materiale të ricikluara të Stilistes Rajmonda Zajmi dhe po ashtu pedalimi i të rinjve me biçikletat e Ecovolis me veshjet e Crist Linea Uomo, prodhuesi shqiptar i veshjeve dhe tekstilit duke promovuar kështu Eco-Fashion në mbrojtje të mjedisit. Ekspozuesit italiane përfaqësuan më të mirën e stilit “Made in Italy” me markat e njohura të rrobaqepësisë së lartë “Buschi dal 1913”, vellot dhe aksesoret e nusërisë nga stilistja Annalisa Notarile të prodhuara në mënyrë artizanale. 

FESTIVALI I LULEVE DHE I PEIZAZHIT URBAN

Risia e sjellë nga Klik Ekspo Group për të promovuar një sektor të prekshëm dhe me ndikim në kushtet e jetesës se shëndetshme. Bashkia Tiranë, ndër të parat institucione që janë kthyer në shembuj të mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të jetesës së qytetarit, e para që ka implementuar projektin për aplikimin e “Tarracave të Gjelbra”. Në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë përfunduar projektet e tarracave të gjelbra për 10 objekte në zonën e “21 Dhjetorit”, Zv. Kryetarja e Bashkisë, Znj. Brunilda Paskali. Ndërkohë që Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit na ofrohet në këtë event me vizionin ambientalist e natyralist të Bashkisë se Tiranës. Kjo Agjenci kujdeset për Kurorën e Gjelbër, Parqet si Parku i madh i Liqenit, Parqet e reja dhe Pyjet, me objektiv kryesor shtimin dhe ruajtjen e pyjeve, mbrojtjen e mjedisit, inkurajimin e start-up në sektorin e gjelbër etj. Nder ekspozuesit me përfaqësues të Gjelbërimit dhe arredimit urban ishte Garden Line shpk, kultivues i mbi 2500 varietete pemësh, bimësh e lulesh, për projektimin e peizazhit të zonave të gjelbërta. Kontakt SHIK, ndërtuesi i mirënjohur nder misionet e të cilit është mbrojtja e mjedisit, mos shpërdorimi i burimeve. Ekspozuesit ndërkombëtare përfaqësuar nga Konciurmi i Fidanishteve PlantaRegina me seli në Mantova – Itali. Pet Care Show. Nën kujdesin e Klinikës Veterinare, AMK – Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit pranë Bashkisë Tiranë, u organizua ne ambientet e Panairit workshopi për ndërgjegjësimin në vegjëli për mbrojtjen ndaj Kafshëve. Personazhe të jetës publike dhe miqtë e tyre iu përgjigjën thirrjes së Spitalit Veterinar të Kafshëve në Sauk për ta shndërruar modën e të mbajturit kafshë shtëpiake në kulturë për t’i mbrojtur edhe kur janë të pastrehë. Më të vegjlit e “Dog Show”, që sfiluan u ofruan për adoptim. 

KLOSI: MBËSHTETJE AKTIVITETEVE QË NXISIN PUNËSIMIN DHE “ZGJOJNË” PROFESIONET

Në Ceremoninë e Çeljes se Evenimenti, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi shprehu mirënjohjen për realizimin e aktivitetit të Klikut, ku edhe u shpreh: “Profesionet që prezantohen që kanë të bëjnë me kopshtarinë, stilin e modelimin e veshjeve, mbrojtjen e mjedisit, janë profesione të cilat ne po i mbështesim edhe në shkollat tona profesionale si mundësia më e mirë për të rritur punësimin dhe shërbimin në dobi të ekonomisë dhe vendit”. 

SIPËRMARRËSIT E RINJ DHE START-UP

Klik Ekspo Group prezanton sipërmarrësit e rinj ne industrinë e modës dhe Fashion. Në ditën e dytë të Panairit të Tekstilit dhe Modës, Klik Ekspo Group ka sjellë në pasarele një star-up të të rinjve të pasionuar pas industrisë së modës, duke i përkrahur në nismat e tyre fillestare në boten e biznesit dhe hedhjes në treg të ideve dhe produkteve të tyre. Onus është një kompani startup e drejtuar nga të rinjtë që sapo janë hedhur ne fushën e modës Pret-a-Porter me produkte të freskëta e rinore. Fiordi drejtues i start-up Onus rikthen traditën familjare një prej salloneve të parë në qytetin e Tiranës, si një atelie projektimi dhe prodhimi konfeksionesh të cilësisë së lartë. 

STUDENTËT, GJITHMONË NË QENDËR TË VËMENDJES!

-Albanian University: Studentet e Arkitekturës përshfaqën projektet e tyre, shumë prej të cilave fituese e në pritje të zbatimit të dedikuar Zhvillimit të qëndrueshëm, riciklimit, mbrojtjes së mjedisit. Albanian Design Academy: Nën moderimin e stilistit Ardi Asllani, u organizua mbrëmja e Diplomimit të studenteve të Akademisë. Evente të rralla: Artist i rrallë i pikturës, graffitit në qytet, novelave të vizatuara. Nga diplomimi në DAMS-Bolonja me “Gjurmë ngjyrash me një kod, për semiotiken e të shkruarit”, PANIC është perfeksionuar në vizatimin teknik dhe artin grafik në përgjithësi, duke bashkëpunuar edhe më të mirënjohurën Speeddrawing5. 
Sigal