Klaudia Pepa ‘mbërrin’ kualifikohet për natën finale të Amici: Jam gati

541
Balerina shqiptare Klaudia Pepa është kuaklifikuar mbrëmjen e djeshme për në finalen e “Amici” pas një performance të shkëlqyer me këngëtarin Ricky Martin.
Ka qenë vetë Klaudia e cila para nisjes së spektaklit ka njoftuar se ajo do të jetë konkurrente në gjysëmfinale e se për të ishte një moment mjaft i rëndësishëm.
“Kam arritur pothuaj në fundin e kesaj gare. Pa mbeshtetjen tuaj rrugetimi im do ishte shume i veshtire.
Sonte ne mbremje eshte gjysem finalja dhe une jam gati te thyej cdo penges qe me del para, dhe per te nderuar veten time gjithashtu dhe juve ju premtoj qe nuk do ju zhgenjej.
Ju dua te gjitheve dhe mos harroni sonte ne 21:10 canale 5 Amici Di Maria De Filippi,”- shkruante Klaudia dje në faqen e saj në Facebook.
Prej nisjes së këtij edicioni të Amici, Klaudia ka rënë në sy të të gjithëve falë aftësisë që ajo ka për kërcimin, duke i bërë të gjithë të kthejnë vëmendjen drejt saj.
Sigal