Kjo është shtëpia e ëndrrave

539
Rezidenca e sapondërtuar ‘Bel Air’ është renditur si një nga ndërtesat më të shtrenjta në tregun amerikan. Ajo kushton 250 milionë dollarë.
Brenda gjen cdo gjë që të nevojitet duke përfshirë bodrume me koleksione të verës, kinema, garazh për makina, një dhomë për spa e masazh, një dhomë plot me lojëra dhe ëmbëlsira. Kjo është shtëpia që do ta donin të gjithë. Ka lloje të ndryshme makinash në garazh që nuk të zhgënjejnë aspak duke nisur nga Bugatti Veyron e duke përfunduar në një Rolls-Royce.
Ajo që tërheq më tepër është një pistë për helikopterin. Në këtë rezidencë, pronari mund ta mbajë gjithnjë në shtëpi për çdo urgjencë apo udhëtim që duhet të bëjë.
Sigal