Kjo është risia e Samsung për 2017

118
Këtë vit ndalesa e Samsung ishte Barcelona, aty ku produktet më të mira të 2017-ës u prezantuan para medias europiane, në një ekspozite gjigande të vendosur në Pallatin e Kongreseve. Dhe si çdo vit, njëri prej produkteve përbën ¨kryefjalën¨e eventit. 2017-ta i përket teknologjisë Q-LED. Një tjetër hap drejt perfeksionit sapo është marrë nga Samsung, i cili gjithmonë është i pari në konkretizimin e ideve inovative. Çfarë është Q-LED? Në mënyrë fare të thjeshtë, cilësi perfekte e imazhit. Cilësia e figurës përbehet nga dy detaje, thellësia e ngjyrave dhe ndriçimi i tyre. Për Q-LED të dyja këto karateristika shkojnë shumë më lart asaj që kemi përjetuar deri tani. Falë teknologjise së re dhe testeve të shumta, Samsung ka arritur të kalojë limitin e tij. I përbërë nga miliona kuantiume, ekrani i ri është i afte të përfitojë ngjyra më të forta dhe kontrast më të lartë. Dhe pas ekranit, arma tjetër e fortë e Samsung është design, i cili në televizorët e rinj vjen në dy forma, ekran i sheshtë dhe i harkuar. Dhe më e bukura, ajo që ne na bëri më shumë përshtypje është një fibër optike e cila është i vetmi kabëll që lidhet me televizorin. Kjo fiber lidhet me një pajisje, e cila në vetvete ka shumë porta për ta lidhur fare thjeshtë me çdo pajisje teknologjike që ju keni në shtëpi. E veçanta? Çdo gjë mund të fshihet pas murit apo në një raft pranë televizorit tuaj. Nuk ka më kabuj që nuk dini si t’i fshihni, e rëndësishme është të keni telekomandën në dorë, ose zërin tuaj. Samsung Q-LED Tv mund të komandohet edhe me anë të zërit për të ndjekur kanalin tënd të preferuar ose për të naviguar në shumëllojshmërinë e aplikacioneve që ofron ky Smart TV.