Kjo do të jetë pija e së ardhmes

678
Në tregun e pijeve alkoolike në Kinë flitet për Verën e orizit të verdhë, që zakonisht njihet si keku i lëngët, daton 3 mijë vjet më parë në dinastinë Shang. Ajo është pija alkoolike që po shitet në masë në Kinë, me një volum në rritje që vetëm vitin e kaluar është vlerësuar 8%, sipas China International Capital Corp.
Bloomberg raporton se me rënien e shitjeve të birrës dhe verës, vera e orizit të verdhë ka pësuar një rritje të ndjeshme në 2016. Ajo është më pak alkoolike se likeri i famshëm baijiu, i cili është mjaft popullor mes gjeneralëve të ushtrisë kineze. 
Por përveç kësaj kjo pije shihet dhe si mjaft ushqyese, prandaj quhet keku i lëngët, pasi përmban tetë lloje aminoacidesh thelbësore. Kjo pije ka më pak se 20 për qind alkool dhe bëhet nga uji, drithërat si orizi, mel, grurë dhe kultura të tjera.
Sigal