Kim ndërmerr hapin ekstrem për fëmijën e tretë

534
Problemet me lindjen e dy fëmijëve të parë e kanë bërë Kim Kardashian-in të marrë një surrogatë për lindjen e fëmijës së tretë. Kjo përflitet prej kohësh dhe u konfirmua sot për “People” nga burime të afërta të çiftit Kim-Kanye.
Kim ka folur disa herë për këtë temë, duke u shprehur në “Keeping Up ëith the Kardashians” se “do të përpiqej të bënte një fëmijë të tretë.” Megjithatë, doktorët e paralajmëruan se mund të ishte shumë e rrezikshme.Kim vuan nga placenta accreta, një problem serioz që shkakton ngjitjen e placentës me muret e uterusit.
“Mjekut tim iu desh ta fuste gjithë dorën që të shkëpuste placentën, duke e tërhequr prej uterusit me duart e veta.”, shkroi ajo pas lindjes së parë në sajtin zyrtar, “Sa e shpifur dhe e dhimbshme! Mami im po qante; s’kishte parë kurrë diçka të tillë. Lindja ishte mjaft e lehtë, por kur e kujtoj atë, ishte përvoja më e dhimbshme e jetës sime!”
Ndaj këtë herë vendosi të gjejë një surrogatë, sepse lindja nga trupi i saj mund t’i shkaktonte probleme të mëtejshme akoma më të rënda.
Sipas “TMZ”, ajo e gjeti surrogatën përmes një agjencie dhe ky proces nuk është aspak i lirë. Ata do të paguajnë 45 mijë dollarë dhe nëse janë binjakë, gruaja që do të mbajë fëmijët e Kim dhe Kanye do të marrë 5 mijë dollarë për çdo fëmijë shtesë. Gjithashtu, u është kërkuar të depozitojnë 65 mijë dollarë për çdo rast.
Sigal