Kim Kardashian: Vendet më të 'çmendura' ku kam bërë seks

Kim Kardashian nuk e ka fare problem të ndajë detaje nga jeta e saj private.
Ylli i famshëm televiziv amerikan ka treguar për vendin më të "çmendur" ku ajo ka bërë seks.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në aplikacionin e saj, Kardashian ka pranuar se bën pjesë në grupin e personave që kanë bërë seks shumë lartë mbi tokë, në një avion.
Ajo ka specifikuar se i preferon fluturimet private për seks në ajër. "Nuk më pëlqejnë avionët publikë... Duhet të jetë një fluturim ndërkombëtar", ka thënë ajo.
Ajo ka treguar se ka bërë seks në avion gjatë një fluturimi ndërkombëtar natën, kur askush tjetër nuk ndodhej aty.
Sipas Kardashian, seksi në avion nuk është vendi më i çuditshëm ku ajo ka bërë seks.
Ajo ka thënë se e konsideron seksin në kinema si vendin më të çmendur ku ka bërë seks.