Kim Kardashian, tensionohet sërish martesa e saj me Kanye West

62
Kim Kardashian dhe Kanye West iu përkushtuan njëri- tjetrit kohët e fundit dhe në cdo moment po përpiqeshin të bënin të funskiononte martesa e tyre, e cila u përca fundin e vitit 2016.
Marrëdhënia mes tyre dukej se po funksiononte sërish, por pas rikthimit të Kim në Francë cifti pati sërish lëkundje. Sic u bë me dije Kim udhëtoi drejt Parisit për të dëshmuar kundër hajdutëve të 3 Tetorit dhe për të indentifikuar ata, por kjo nuk i bëri aspak mirë.
Një person pranë cifitt me popullor në botë, shprehet:
“Kim kaloi një periudhë të vështirë në polici ndërsa jepte dëshminë e saj. Pikërisht në momentin që ndjeu se po clirohej nga e gjithë drama, e jetoi edhe njëherë tjetër, duke i treguar policisë edhe detajet më të mëdha.E gjithë familja po i qëndron pranë dhe po shpresojnë që të hedhin pas krahëve atë ngjarje të hidhur që tronditi të gjithë. Kanye po ashtu po jep më të mirën e tij.”
Informatori tregon: “Edhe përse ai po përpiqet shumë sërish gjërat mes tij dhe Kim janë të tensionuara. Të dy po mundohen ta bëjnë martesën e tyre të funksionojë. Duan që të jenë bashkë në të ardhmen, e të kenë pranë fëmijët. Por derisa Kim të fshijë plotësisht nga kujtesa mbrëmjen e grabites dhe Kanye të jetë shëruar 100%, do të jetë shumë e vështirë. Të gjithë po kryqëzojmë gishtat që të mos ndahen.”