Kim Kardashian bën një pyetje në Twitter, i bën kuriozë të gjithë

727
Shumica e motrave të familjes Kardashian-Jenner kanë bërë bujë të madhe në media këtë vit, me lajme për shtazëninë e tyre.
Kësisoj, mund të jetë e vështirë të mbash mend se kush prej tyre po pret fëmijë e kush jo. 
Deri tash, dihet vetëm se Kourtney Kardashian s’është shtatzënë. Për Kendall Jennerin, ndërkaq, s’është raportuar aspak në këtë drejtim.
Shtatzënitë e raportuara të Kylie Jennerit dhe Khloe Kardashianit nuk janë konfirmuar nga familja, kurse Kim Kardashian vetë ka bërë të ditur se ajo dhe bashkëshorti i saj, Kanye, po presin një fëmijë të tretë – që këtë herë do të vijë në jetë me ndihmën e një nëne surrogate.
Por, gjërat kanë marrë një kthesë interesante në pasditen e së hënës, sipas kohës së atjeshme, kur Kim ka shkruar në Twitter për një karrocë për dy fëmijë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale nisën menjëherë thashethemet se seksbomba amerikane është në pritje të binjakëve.
“A e di ndokush se kush i prodhon karrocat më të mira për dy fëmijë? Jo të vogla e kompakte, por të madhësisë së zakonshme”, i ka pyetur ylli televiziv ndjekësit e saj në rrjetin social.
Disa i sugjeruan asaj ta pyeste Beyoncen për këshilla, ndërsa të tjerët menjëherë filluan ta mbështesin idenë se në familjen Kardashian-West së shpejti do të bëjnë zhurmë dy bebe të reja.
Por, Kim Kardashian menjëherë u kujdes që t’i hedh poshtë zërat për binjakët.
“Unë i kam dy fëmijë, o njerëz!!!”, ka shkruar ajo, për të mbyllur debatin. 
Shumë zhurmë, për asgjë.
Sigal