Kim i shokon të gjithë: Sakrifica për fëmijën e 3-të kalon çdo parashikim!

492
Kim gjithmonë e ka pranuar se të 2 lindjet e saj kanë qenë relativisht me probleme. Por së fundmi Znj.West ka deklaruar se dëshiron të lindë një tjetër fëmijë pa marrë parasysh se sa e vështirë mund të jetë shtatzënia e saj. Në një përmbledhje të shkurtër të episodit të rradhës të “Keeping Up With The Kardashians”, ajo deklaroi se do t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje në mitrën e saj, pavarësisht paralajmërimeve që mjekët i kanë bërë. “E di që është e rrezikshme por dua të kem një fëmijë të 3-të. Dhe do t’ja dal sapo mitra ime të përmirësohet,” i është drejtuar seks simboli motrave të saj. Vajzat e tjera të familjes Kardashian, janë habitur nga këmbëngulja për tu bërë sërish nënë, por Kim nuk është kursyer t’jua sqaroj dëshirën e saj të madhe. “Të kesh shumë fëmijë sigurisht që është një sfidë më vete dhe e di që do të jetë e tillë. Kam kaluar shumë dhe doktorët mendojnë se nuk do të jetë e sigurt për mua e gjithë kjo, por dua që fëmijët e mi të kënë një motër ose vëlla. Ky operacion është gjëja e fundit që bëj,” përfundoi ajo.
Sigal