Këto ushqime mund t’i konsumoni pa frikë, nuk ju shëndoshin aspak!

553
Le te jemi te sinqerte!
Na ndodh shpeshherë të ndjehemi të uritur gjatë gjithë kohës dhe kur hapim derën e frigoriferit jemi gati t’i futemi ushqimit të parë që na del përpara, i cili jo gjithmonë është i shëndetshëm. Më pas e gjejmë veten duke u ankuar për kilogramët e tepërt të akumuluar në periudha të ndryshme të vitit, për dietat e pasuksesshme dhe truket për të humbur peshë sa më shpejt. Ndryshimi i parë duhet të nisë nga regjimi ushqimor, domethënë nga heqja dorë e ushqimeve fast-food dhe të përpunuara dhe zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme. Në rast se ndiheni të dyjëzuar se çfarë të konsumoni, zgjidhni mes 9 ushqimeve të mëposhtme, të cilat mund t’i hani në çdo moment të ditës pa rrezikuar të fitoni ato kilogramët që nuk i do njeri, pasi ato përmbajnë një sasi minimale kalorish.
1-Selinoja: Ajo përmban 95 % ujë dhe përmban vitaminë K.
2-Shumicën e salltrave: Ato përmbajnë vitaminë A dhe C, acid folik dhe hekur si dhe kanë shumë pak kalori.
3-Kastraveci: Përmban shumë ujë dhe ndihmon në një shëndet më të mirë.
4-Lulelakra: Përmban vitaminë C dhe K.
5-Domatet: janë të pasura me fibra, vitaminë A,C, B2, acid folik dhe kalium.
6-Brokoli: përmban vitaminë A,C,E dhe K si dhe fibra.
7-Bizelet: janë të pasura në fibra dhe proteina, por që nuk lejojnë shëndoshjen. Prandaj konsumojini pa u shqetësuar.
8-Pjepri: Pavarësisht shijes së ëmbël ai përmban vitaminë A dhe C.
9-Luleshtrydhet: Janë të pasura me fibra, kalium dhe janë ushqimi ideale për personat që duna të bien në peshë.
Sigal