Këto janë interpretimet e ëndrrave që shikoni natën

642
Interpretimi i ëndrrave nuk është një shkencë ekzakte. Edhe Frojd e dinte. Por ajo që thotë e pavetëdijshmja ndërsa ne flemë, duhet ta ketë një peshë. Ekzistojnë edhe ëndrra të përsëritura të cilat na ndodhin të gjithëve. Dhe studiuesit si Ian Wallace, psikolog dhe ekspert i ëndrrave dhe të pavetëdijshmes përpiqen të interpretojnë e të kuptojnë se çfarë do të na komunikojë ana jonë më e fshehtë. Ja kuptimi i disa prej ëndrrave të përsëritura më të shpeshta.
1-Nëse jeni në një dhomë bosh dhe të papërdorshme, ndoshta e pavetëdijshmja juaj po përpiqet t’ju thotë se ka gjëra, talente dhe aftësi brenda jush të cilat duhen zbuluar. Ka gjithmonë diçka të papritur pas qoshes.
2-Nëse jeni në rrugë dhe humbisni kontrollin e automjeteit tuaj, do të thotë se keni një ankth para një prezantimi. Ka një çështje ku duhet të tregoni se jeni të aftë. E nënvetëdijshmja juaj po përpiqet t’ju thotë se nuk duhet t’ju zotërojë frika: relaksohuni, ndërgjegjësohuni për kapacitetet tuaja dhe përballuni. Do të rezultojë patjetër në sukses.
3-Nëse shihni në ëndërr se po bëni rënie në gjendje të lirë ka dy gjëra: ose jeni somnambul e po hidheni nga kati i gjashtë, ose ndiheni të pasigurt për jetën e përditshme. Dhe ju duhet gjithmonë kontrolli. Megjithatë, humbja e kontrollin ndonjëherë të ndihmon të gjesh rrugën tënde të vërtetë.
4-Nëse ëndërroni se po fluturoni, do të thotë që jeni çliruar nga një peshë. Dhe ky është një privilegj, jo rastësisht kanë krijuar një prej këngëve më të famshme në botën moderne. Do të ketë një motiv, apo jo?
5-Nëse ëndërroni sikur po shkoni të papërgatitur në një provim, ose keni vërtet një provim pas disa ditësh dhe nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të studioni, ose nuk jeni komplet të vetëdijshëm për aftësitë tuaja. Kur të zgjoheni duhet të punoni me veten dhe vetëbesimin tuaj.
6-Nëse ëndërroni sikur jeni lakuriq në publik, keni nevojë të dilni nga zona juaj e rehatit dhe subkoshienca po ju ulëret me zë të lartë. Zhvishuni nga dyshimet, frikërat dhe kufizimet. Jini kurajozë.
7-Nëse shihni në ëndërr se nuk po gjeni dot banjon edhe pse po e kërkoni gjithandej, duhet të bëni një gjë: zgjohuni dhe shkoni në tualet. Për pjesën tjetër, subkoshienca po ju tregon se në realitet ka diçka që nuk doni t’ia pranoni as vetes. Ndoshta po mendoni shumë për të tjerët dhe pak për veten. Kujdes, sepse kjo sjelle mund të ketë pasoja psikosomatike.
8-Nëse ëndërroni sikur keni humbur dhëmbët, do të thotë se diçka ju bën të ndiheni në siklet. Edhe në këtë rast, duhet të punoni me vetëvlerësimin dhe pikat tuaja të dobëta. Sepse dhëmbët bashkë me gojën janë mënyra jonë e të komunikuarit me botën dhe na bëjnë të ndihemi të qetë apo jo të qetë rreth saj. Kërkoni vetëm atë që ju bën të ndiheni plotësisht të sigurt.
9-Nëse shihni ëndërr sikur ju ndjekin, problemi është që ndoshta nuk doni të përballeni. Analizojeni mirë situatën, përndryshe pulat do të vijnë dhe do t’ua marrin bukën nga duart.
Sigal