Këto janë baret më të veçanta në botë, të cilat nuk do i harroni kurrë nëse i vizitoni gjatë pushimeve

660
Sigal

1 – Buza Bar në Dubrovnik, Kroaci – Një bar i pozicionuar në shkëmbinjtë e detit i cili do ju bëjë të përjetoni një ndjesi të re gjatë konsumit të kafes në mëngjes, apo një pije freskuese gjatë orëve të pasdites. Shumë turistë që vizitojnë plazhin ndalen me patjetër në këtë bar.

2 – Sky Bar në Bangkok, Thailand – I vendosur në një lartësi të madhe të qytetit, ai konsiderohet si një pre tarracave më të larta në të gjithë botën. Bari ofron pamje të jashtëzakonshme dhe aty është zhvilluar edhe një prej skenave të filmit “The Hangover part 2”.

3 – Cloud 9 në ishujt Mamanuca  – Një bar shumë romantik i cili ju ofron mundësinë e konsumit të një dreke apo një pije në zona private të pozicionuara sipër detit, të cilat janë të gjitha të bëra me dru. Do të ndiheni si në qiellin e 9, ndaj e ka marrë edhe emrin.

4 – Cova D’en Xoroi në Menorca, Spain – Ky bar i ofron turistëve dhe atyre që e frekuentojnë ushqime të mrekullueshme dhe pije ekzotike, por më e rëndësishmja është pamja magjike që i shoqeron ato.

5 – Sunland Boab Tree Bar në Limpopo, Afrikë e Jugut – Ky bar mund të jetë edhe më i veçanti në listë, pasi ndodhet brenda një peme të baobabit. Pema qindra vjeçare është kthyer në një atraksion turistik të veçantë ku shumë turistë kërkojnë ta vizitojnë këtë vend./